Suning, cfare fuqie! Per 2 lojtare ka shpenzuar me shume se e gjithe Serie A
Suning futet, fal fuqise ekonomike qe posedon, ne futbollin evropian duke marre 68,55% te Interit.
Para zikalterve, grupi kinez ka investuar ne nje klub tjeter, behet fjale per Jiangsu. Grupi i udhehequr nga Zhang Jindong i ka bere gjerat e qarta menjehere, duke treguar sa eshte i afte: ka marre nje klub mesatar dhe e ka cuar ne zonat e larta te klasifikimit, duke shpenzuar ne merkaton e pare rreth 100 milione euro per Alex Teixeira dhe Ramires.
Kjo e dhene, qe raportohet nga Sky, tregon ndikimin e tyre ,me kinezet qe ne nje sesion merkatoje me Jiangsu kane shpenzuar me shume se e gjithe Serie A (86 milione) gjate janarit duke blere vetem 2 lojtar.
Dhe jo vetem, me ato 2 blerje kinezet kane shpenzuar vetem 25 milione me pak ne krahasim me ate qe ka shpenzuar Thohir per 3 vite. Ja pse duhet pasur optimizem, sepse fuqia ekonomike eshte e cmendur dhe kesaj i shtohet fakti qe Interi, per nje lojtar, ka nje tjeter nivel ne krahasim me Jiangsu.