Inter ka vendosur: Pioli do te qendroje edhe sezonin tjeter. Suning ka besim tek tranjeri dhe bashke…
Eshte e vertete, ne futboll vlejne rezultatet, por sot, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, Inter dhe Suning i ka idete e qarta per sa i perket te ardhmes se Stefano Piolit: asnje dyshim, asnje pasiguri, tekniku nga Parma do te ulet ne pankinen e Interit edhe sezonin e ardhshem.
Kete gje e tregon edhe fakti se shoqeria zikalter po programon sezonin e ardhshem duke u bazuar tek kerkesat e tij e sidomos po vendos objektivat e merkatos ne bashkepunim me te. Sipas kinezeve dhe menaxhereve italiane, ish-tranjeri i Lazios po e fiton rikonfirmimin me punen e mire qe ka bere ne keto 17 jave kampionat qe eshte ne drejtim te Interit.
Sigurisht, tani, tranjeri zikalter ka ‘9 provimet’ e fundit dhe disa prej tyre do te jene me te vertete te rendesishme, por nese nuk do te kete nje renie rendimenti nga ana e pikeve dhe lojes, e do te vazhdoje i njejti ritem qe ka filluar qe prej nentorit, qellimi i klubit eshte i qarte e deshira e te gjitheve eshte te vazhdohet me Piolin i cili do te kete mundesi keshtu te punoje qe ne vere me skuadren e jo pasi ka filluar kampionati. E ardhmja e teknikut duket se nuk varet me nga vendi i trete, duke qene se nuk ka qene ne doren e tij dhe se ai ka bere maksimumin.