Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – “Kap ndonje gje me dore”, erdhi Presidenti…

110Inter – “Kap ndonje gje me dore”, erdhi Presidenti…
Inter Club Staff

Giovanni Paramithiotti ishte presidenti i parë i Interit në vitin 1908, por më shumë se për qëndrimin e tij në krye të Interit, i cili zgjati vetëm një vit, ai ka hyrë në histori për pseudonimin dhe reputacionin e tij të bezdisshëm dhe të vështirë për t’u harruar. Udhëheqësi venecian, me origjinë hebraike, shpejt u njoh nga të gjithë si “Toccaferro”, dhe motivi u bë shumë shpejt i njohur, ai u konsiderua si ters sjellës. Vështirë të thuhet me saktësi se kur koincidencat u bënë siguri absolute në sytë e tifozëve dhe lojtarëve, por sigurisht, pas një serie të gjatë humbjesh, fajtori u identifikua në një person: “Toccaferro”.

E nëse fillimisht prania e tij, u komentua me sarkazëm dhe, ndoshta, me shaka të pafajshme, me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e vështirë deri në moslejimin e tij në fushën e lojëës. Tifozët dhe lojtarët shihnin tek Paramithioti, origjinën e të gjitha fatkeqësive të tyre, të lidhura drejtpërdrejt me humbjet në fushën e lojës.

“E patë? Paragjykimi ishte një mashtrim…”

Toccaferro e mori fajin përsipër dhe u largua nga ekipi i tij për disa kohë. Por shkëputja me futbollin ishte një barrë shumë e rëndë për tu mbajtur. I maskuar me një mjekër të rreme dhe mustaqe, ai u kthye sërish në klub por rrengu i tij nuk funksionoi, pasi Paramithioti u njoh dhe iu kërkua përsëri të largohej. Jo për fare ama. Diçka e papritur ndodhi shpejt. Magjia u prish. Inter fitoi me Presidentin e pranishëm, i cili pavarësisht nga protestatt e tifozëve, u paraqit përsëri në fushën e lojës, përsëri i maskuar. “Paragjykimi ishte një mashtrim”, tha ai, duke e çliruar veten me pseudonimin që e kishte shqetësuar pë shumë kohë, Toccaferro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.