Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

42 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Klasi i Mancios

#110Inter – Klasi i Mancios
Inter Club Staff

Roberto Mancini e kishte të shkruar fjalën Inter në fatin e tij, që kur i erdhi shumë pranë gjatë kohës që ishte futbollist. Një “numër dhjetë” në të gjitha aspektet, gjenial në atë që bënte, e që minimalisht në dy raste, ishte shumë pranë veshjes së fanellës zikaltër. Por ky boshllëk më në fund u mbyll gjatë karrierës së tij si trajner. Massimo Moratti dhe Roberto Mancini gjithmonë e kanë vlerësuar njëri tjetrin, dhe stoli i Intertit, erdhi për Mancion, nëpërmjet një dhurate.

Në atë kohë, ai i dërgoi presidentit Moratti një pako dhuratë në të cilën ishte një fanellë e Interit, një nga ato të stilit të vjetër prej leshi, me një badge me ngjyrat e flamurit italian që përfaqësonte Scudetton e fituar, dhe një shënim në të “Vetëm së bashku do të kthehemi ta fitojmë sërish”. Pas kësaj, Massimo Moratti vendosi që ti japë drejtimin e skuadrës dhe Mancio e gjeti veten përballë një sfidë goxha të rëndësishme, të rikthejë “Trikolorin” përsëri në Milano.

“Shumë njerëz e quajnë Inter, por unë preferoj ta quaj Internazionale. Është një emër, një objektiv”.

Mision i përmbushur jo një, por tre herë nga Roberto Mancini, i cili gjithashtu u bë një ikonë e stilit, duke vendosur një shall zikaltër në qafë, të lidhur në një mënyrë paksa të veçantë, e cila filloi shumë shpejt të imitohej nga shumë tifozë zikaltër. Mançini fitoi ndeshje të mëdha,
duke i dhënë jetë disa prej garave më të bukura në historinë e zikaltërve, si për shembull fitorja 3-4 në shtëpinë e Milanit në tetorin e vitit 2006, një nga Derbyt më emocionues ndonjëherë. Dejan Stankoviç, autori i golit momental të 0-2, vrapon drejt trajnerit nga Jesi dhe fillon ta shkundë i ngazëllyer, duke e demostruar lidhjen e fortë që kishte me ish-shokun e tij të ekipit në kohën e Lazios.

Roberto Mancini ka fituar dy kampionate italiane me fanellat e Sampdorias dhe Lazios. Tek Inter ai ishte trajner në dy periudha të ndryshme, në vitet 2004 – 2008 dhe në vitet 2014 – 2016, duke fituar 3 Kampionate, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Me 303 ndeshje të drejtuara, ai është trajneri i dytë me qëndrimin më të gjatë në stolin zikaltër, pas Helenio Herreras.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.