Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

42 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Familja Interiste

#110Inter – Familja Interiste
Inter Club Staff

Ishte data 26 dhjetor 1920. Në Milano ishte koha për festime, dhurata, urime, por edhe për Derbyn, U.S. Milanese kundër Interit. Duke parë formacionin zikaltër, spektatorëve u dukej sikur po shikonin halucinacione, një déjà vu e përsëritur pesë herë. Por nuk është ashtu, pasi në fushë janë Luigi, Aldo, Mario, Cesare dhe Carlo Cevenini, të gjithë së bashku të apasionuar per futbollin dhe gati për të luajtur familjarisht Derbyn e Milanos. Një dinasti futbollistësh, siç kishin qënë më përpara edhe vëllezërit Sentimenti, por me një rekord të pamendushëm edhe sot; 5 vëllezër duke luajtur të gjithë së bashku në të njëjtin ekip gjatë së njëjtës ndeshje.

Dhe sa për kronikë, ndeshja u fitua nga Interi me rezultatin 2-1, dhe dy golat u shënuan pikërisht nga Luigi dhe Carlo. Nga të pestë vëllezërit, njëri ishte më i veçanti, Luigi i quajtur “Zizì”, i cili binte në sy për gjenialitetin por edhe për kokfortësinë e tij. Një lojtar gjaknxehtë por me këmbë të arta dhe një nuhatje goli të jashtëzakonshme. Duke qënë i vetdijshëm për aftësitë e tij, ai shpesh tregohej i ashper me shokët e ekipit, të cilët sipas tij ishin fajtorë, që nuk ishin në lartësinë e tij. Dhe shpesh mënyrat me të cilat Luigi ua bënte të ditur pakënaqësitë, nuk ishin shumë të përshtatshme. Diçka të tillë e dinte mjaft mirë Osvaldo Aliatis, i cili për një pasim të gabuar, mori një shuplakë përpara të gjithëve.

“Ai dilte në fushë me cigare në gojë, por driblonte gjithë lojtarët e ekipeve kundërshtare duke shënuar gola fantastikë.”

Luigi është vëllai i mesëm, i treti, një rol pak i vështirë ku duhet të mësosh që ti bësh gjërat vetëm, dhe ai ia arriti tia dilte më së miri,sidomos në fushën e gjelbër. Goditjet e tij me kokë, ishin të famshme jo vetëm në fushë, dhe u kthyen në modë në Itali rreth viteve 20. Ashtu si në prag të një derbi, kur zhduket nga Milano. E vërteta do të zbulohej vetëm dy javë më vonë: Luigi ishte në Angli për një provë tek shpikësit e futbollit. Ndoshta ata ishin të vetmit në lartësinë e talentit të tij. Ndoshta.

Luigi Cevenini (Milano, 13 mars 1895 – Masano di Villa Guardia, 23 Korrik 1968) është i treti i pesë vëllezërve: Aldo, Mario, Cesare, Carlo dhe Luigi. Të gjithë futbollistë të Interit. Me fanellën zikaltër Luigi luan në sezonet 1912-1915, 1919-1921 dhe 1922-1927, duke shënuar 158 gola në 190 ndeshje. Me Interin fiton Scudetton në sezonin 1919-1920. Fanellën e kombëtares italiane e vesh 29 herë duke shënuar 11 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.