Kepuca e Arte 2017 – Ja klasifikimi, Icardi del jashte Top 10
Sfida per te fituar Kepucen e Arte 2017 nuk njeh limite ne kete sezon: jane pese lojtaret qe kane nje diference vetem me 4 pike ne kater vendet e para dhe te gjithe kane shenuar ne fundjave.
Ne vendin e pare si gjithmone gjendet Harry Kane i Tottenham dhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germain, te dy autore te nje goli kete fundjave, me 48 pike ne total. Nderkohe ndiqen nga Ciro Immobile i Lazio dhe Mohamed Salah i Liverpool, te cilet i ndjekin ata ne kuoten e 46 pikeve.
Nderkohe dopiete per Lionel Messi me Barcelonen dhe i afrohet keshtu podit. Mauro Icardi pikerisht kete jave ka dale jasht dhjeteshes me te mire duke zbritur keshtu ne vendin e 11.
Te tjere lojtare nga Serie A pervec Immobile dhe Icardit jane Fabio Quagliarella (Sampdoria, ne vendin e 12) si dhe Dries Mertens (Napoli, ne vendin e 16).
Lufta per Kepucen e Arte pritet te intensifikohet akoma me shum ne kete finale sezoni, sidomos ne vendet e para te klasifikimit ku lojtaret ndahen nga shume pak pike nga njeri-tjetri.
Kujtojme qe klasifikimi per Kepucen e Arte behet ne baze te koeficentit te kampionatit i cili shumezohet me numrin e golave te shenuar. Serie A eshte ndermjet kampionateve te medha te Europes si Premier League, Primera Division, Bundesliga 1 dhe Ligue 1 me koeficentin 2. Ndersa Liga Portugeze e ka koeficentin 1,5.
Ky eshte klasifikimi per Kepucen e Arte 2017: