Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja sa milione euro perfiton Interi me shume nga Champions se sa nga Europa League

Gazzetta – Ja sa milione euro perfiton Interi me shume nga Champions se sa nga Europa League
Inter Club Staff

Jemi vetem dy dite larg tashme nga e diela e se vertetes. 

Interi do te udhetoje drejt Olimpicos se Romes per te luajtur nje vend ne Champions ndaj Lazios.

Zikalterve i duhet me patjeter nje fitore per te kapur nje vend ne kompeticionin me te rendesishem Europian ndersa Lazios i mjafton edhe barazimi.

Ankthi eshte ne maksimum ne te dyja kampet respektive te cilet mund te kene edhe mungesa te rendesishme ne kete ndeshje.

Por ku qendron ndryshimi ndermjet Champions League dhe Europa League? 

Diferenca ndermjet te shkuarit ne Champions League dhe te shkuarit ne Europa League mund te thuhet qe ne fillim: eshte menjehere 35 milione euro.

Nje diference shume e madhe keshtu nga njeri kompeticion ne tjetrin.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport:

“Gjithcka fillon me diferencen qe paguan UEFA per pjesemarrjen ne grup (35 milione euro per fazen ne grupe ne Champions dhe vetem 10-12 milione euro per fazen ne grupe ne Europa League, ku pastaj fillojne bonuset per fitoret (2 milione euro) por te mos harrojme edhe bonuset me kontratat e nenshkruara me Pirelli dhe Nike (8-10 milione euro me shume) nese Interi arrin te kuakifikohet ne 4 vendet e para – shpjegon Gazzetta dello Sport.”

“Me pas, jane edhe premiot e fiksuara ne fillim te sezonit per skuadren – qe do i takojne edhe punonjesve te tjere te shoqerise – dhe fitimet shtese nga bonuset per cdo lojtar.”

“Ajo e Spallettit per shembull vertitet diku tek 500.000 euro ne rast se kapet Champions League.”

“Por te mos harrojme edhe aspektin psikologjik dhe ate te imazhit pervec atij ekonomik.”

Me pak fjale, Lazio-Inter eshte me te vertete nje finale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.