Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pres.Udinezes: “Interi ka kerkuar Bastan. Isla dhe Faraoni…”

Pres.Udinezes: “Interi ka kerkuar Bastan. Isla dhe Faraoni…”
Andi Prifti

Tani eshte gati nje tradite qe ne mes te Interit e Udinezes, ne tavolinen e merkatos, shume diskutime kane perfunduar ne menyre pozitive. Veren e kaluar u be nje shkembim Faraoni-Handanovic, kurse sot ka zera per transferimin e Dusan Bastes. Ka folur presidenti i Udinezes Franco Soldati per FcIN.

Tani fillojme per nje emer tjeter. Soldati, Interi mund te kerkoje nga Juventusi Islen ne bashkepronesi?
“Juvja nuk ka vendosur akoma se cfare te beja me Islen. Vendosin ata”.

Zikalterit ju kane bere te ditur per interesin ne fjale?
“Jo sepse sic ju thashe, gjithcka eshte ne doren e bardhezinjeve”.

Per Basten interesi nga Interi duket real. E konfirmoni dot se zikalterit kane kerkuar Basten?
“E kam lexuar edhe neper gazeta. Nuk ka akoma asgje definitive. E kerkojne shume skuadra italiane dhe te huaja”.

Eshte edhe Interi?
“Po, por jo vetem Interi”.

Po lojtari a ka deshire te largohet?
“Djaloshi eshte mire ketu si te gjithe. Nuk ka kerkuar kurre te largohet”.

Do ta pranonit Faraonin si pjese e ndonje shkembimi?
“Faraoni eshte nje lojtar i mire dhe luan nje futboll te bukur. Kete vit nuk gjeti shume hapesira sepse u mbyllen nga Basta. Sot kemi prezantuar drejtorin e ri sportiv dhe gjeja e pare qe duhet te rregullohen jane shkembimet. Nese Basta do te largohet nga Udine, sic po shkruhet, Faraoni do te futet perseri ne planet tona”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.