Kovacic deshiron te largohet nga Real Madrid. Interi ne gare me tre klube tjera!
Emri i Mateo Kovacic eshte i destinuar qe te jete nje prej emrave me te nxehte ne merkato.
Futbollisti kroat qe ka pasur nje te kaluar te Interi ka deklaruar per mikrofonat e Marca qe deshiron te largohet.
Kjo si shkak i minutazhit te vogel qe ka pasur me skuadren spanjolle, me mesfushoret tjere si Modric, Kroos e Casemiro qe jane preferuar para tij.
E keshtu, pas asaj deklarate, shume klube te medha europiane e kane kthyer vemendjen tek kroati i tij duke u interesuar per sherbimet e tij.
Ne mesin e ketyre ekipeve te interesuara, sic eshte raportuar edhe nga Sky per t’u konfirmuar pastaj nga Mundo Deportivo e Defensa Central, eshte edhe ish-skuadra e tij Interi.
Por jo vetem, sepse se bashku me zikalterit ne gare jane Roma e Manchester United se bashku me Chelsean, me ekipin londinez qe duket si me i interesuari.
The Blues kane kerkuar tashme informacione nga Real Madrid qe i ka kthyer pergjigjje duke treguar edhe shifren qe duan per kroatin: 100 milione euro. Kjo si shkak i ekipeve te shumta qe e pelqejne mesfushorin e Real Madrid.
Nderkohe kohe me pare drejtori sportiv Piero Ausilio kishte deklaruar se objektiv ne kete merkato do te jete edhe nje lojtar i ri, i nje klubi te madh qe nuk ka luajtur shume sezonin e kaluar.