Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Santon: “Po kthehem në top formë. Djaloshi, tani është baba”.

Santon: “Po kthehem në top formë. Djaloshi, tani është baba”.
Rinor Sopaj

Intervista e Davide Santon për Sky. Lojtari zikaltër, i rikthyer në “bazë” pas eksperincës në Newcastle, shpjegon evolucionin e tij jo vetëm në nivelin e futbollit.

“Jam mirë, po rekuperohem pas shumë muajve jashtë fushës për shkak të lëndimeve por pak nga pak po arrij në top formë. Djaloshi? Nuk më pengon që më thërrasin kështu sepse më sjell kujtime shumë të bukura. Por them që jam rritur, tani jam baba, kam një familje. Në Angli jam rritur shumë, brenda dhe jashtë fushës”.

Pastaj kthehet dhe flet për barazimin në Glasgow: “Mendoj që skuadra bëri një performancë të shkëlqyer. Ndoshta do të mund të kishim mbyllur më mirë ndeshjen, por po punojmë për këtë. Mancini ka një eksperiencë të madhe, ka fituar aq shumë. Eshtë njeriu i duhur, jemi një skuadër e re, në rritje”.

Në plan të parë, tani, kthehet Serie A: “Do mundohemi ta marrim fitoren e tretë rradhazi, Cagliari është një fazë e rëndësishme edhe për të qenë të karikuar në ndeshjen e së enjtes. Por duhet të përgatitemi dhe të japim më të mirën në ndeshjen e kthimit. Të luash në Sant’Elia nuk është e lehtë, ata kanë një trajner të madh dhe është një skuadër e cila mendoj se duhet të kishte më shumë pikë sesa që kanë momentalisht në klasifikim. Duhet të kemi durim dhe të luajmë ashtu si dimë”.

Mbi Kovacic: “Eshtë një djal i ri, ka kualitet për t’u bërë një kampion i madh dhe sigurisht se do të arrijë momenti i tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.