Pas zyrtarizimit te largimit te tij nga Interi per tu transferuar ne Kine tek Jiangsu Suning, Eder i jep nje pershendetje klubit zikalter ne profilin e tij ne instagram.
Mesazhi i italo-brazilianit eshte sbume prekes.
Ne ate mesazh, ai shpjegon se sa e veshtire ka qene te largohet pas 14 vitesh ne Serie A dhe tre vitesh tek Interi dhe tregon se te lere Interin ka qene per te nje zgjedhje shume e veshtire.
Ja shkrimi i tij i plote:
“Te largohem nga Interi ka qene nje zgjedhje shume e veshtire. Ndjesia kur i perket familjes zikalter dhe kur ndihesh pjese e saj eshte dicka qe nese nuk e provon nuk e kupton.”
“Jam shum krenar qe kam dhene kontributin tim per te derguar skuadren dhe tifozet aty ku kane vendin: ne Champions League.”
“Nese mendoj ndeshjen e fundit ne Rome ndaj Lazios akoma emocionohem: nje nate e paharrueshme!!!!”
“Faleminderit shoqeri, President, ju drejtora, te gjithe nepunesve dhe personelit ne Appiano Gentile, doktorave, fizioterapistave, magazinierave, te gjithe SHOKEVE te mi, cdo dite me ju ka qene nje dite shume e bukur.”
“Faleminderit mister Luciano Spalletti dhe stafit tend: ne sezonin e kaluar nisem nje rrugetim te rendesishem qe do te sjelle ne te ardhmen shume kenaqesi dhe gezime e do i jape mundesi skuadres te luaje gjithmone kunder te gjitheve dhe gjithckaje pikerisht prej INTERI.”
“Une do te vazhdoj te bej tifozllik per ju. Faleminderit.”