ZYRTARE – Inter, konfirmohet gjithcka: Lautaro Martinez i demtuar, ja rezultati e kontrolleve
Konfirmohen keshtu lajmet qe qarkulluan ne oret e para te mengjesit per sa i perket demtimit te Lautaro Martinez.
Keshtu ka lajme te keqija per Luciano Spallettin dhe per tifozet zikalter per sa i perket ndeshjes me Lazion.
Me nje komunikate per shtyp e publikuar ne website zyrtar, klubi zikalter ka bere me dije se Lautaro Martinez i cili eshte zevendesuar per probleme fizike ne ndeshjen ndermjet Argjentines dhe Marokut ka nje problem muskular.
Me sa duket behet fjale per nje demtim ne kofshen e djathte te Lautaros dhe ai as nuk do te grumbullohet ndaj Lazios.
Ja cfare ka shkruar Interi ne komunikaten e saj:
“Lautaro Martinez i eshte nenshtruar sot ne mengjes rezonances magnetike pas problemit te pesuar ne ndeshjen miqesore ndaj Argjentines dhe Marokut.”
“Keto kontrolle kane nxjere ne pah nje problem muskular ne kofshen e kembes se djathte.”
“Per sulmuesin argjentinas eshte ne program keshtu nje pune e personalizuar dhe kushtet e tij do te vleresohen ne javen e ardhshme.”
Keshtu, e sigurt mungesa e Lautaros ndaj Lazios por ne dyshim edhe dy ndeshjet e tjera ndaj Genoas dhe Atalantes.
Ne keto tre ndeshje pritet te mungoje edhe Stefan De Vrij, edhe ai i demtuar me kombetaren e tij.