NOTAT – Borja, ritem fiks per Inter Forever. Politano-Perisic te pasakte. Por edhe Skriniar jo me mire!
Interi bie ne Meazza ndaj nje kundershtari direkt si Lazio. Kryeqytetasit fituan 0-1 duke mundur keshtu Interin e duke u bashkuar ne garen per nje vend ne Champions.
Keto jane notat e ndeshjes se sotme per zikalterit:
HANDANOVIC 7 – Krosimi i Luis Alberto e le te ngulur ne porte por nuk do te arrinte kurre tek Milinkovic Savic edhe po te hidhej. Per sa i perket pjeses se mbetur te ndeshjes eshte ai qe e mban skuadren ne loje te pakten tre here.
D’AMBROSIO 5,5 – Eshte shok me Politanon ne krahun e djathte por asnjehere nuk arrin ta ndihmoje Interin me daljen e tij. Shpesh here i pasakte por shkakton edhe faulla te panevojshem.
SKRINIAR 5 – Nate per tu harruar edhe per te. Kesaj radhe nuk kishte perqendrimin e duhur dhe shpesh here humbet kundershtarin: nuk jemi mesuar ta shikojme keshtu. Nje nate jo per te.
MIRANDA 6 – Maska nuk e limiton aspak. Ndryshe nga Skriniar nuk bie asnjehere fizikisht dhe fiton duele edhe pse perballe kishte njerez te fuqishem si Caicedo dhe Milinkovic Savic.
ASAMOAH 6,5 – Ai eshte nje nga lojtaret qe krijon me shume tek Interi. Arrin te parakaloje edhe Perisic ne krahun e majte dhe si nje tren para mbrapa gjate gjithe lojes e ndihmon skuadern. Por krosat e tij deshtuan shpesh here te mberrinin tek futbollistet zikalter.
BORJA VALERO 5 – Shume, shume i ngadalte. Kater, pese prekje topi perpara se ta pasoje ate. Ritme njesoj si per Inter Forever. Qendron ne fushe 15 minuta me shume nga sa duhet te rrinte.
BROZOVIC 5,5 – Nuk gjen asnjehere pasen e duhur. Nuk ben asnje levizje gjeniale. Pak si i terhequr edhe ne duele.
POLITANO 5,5 – Tenton shpesh here lojen por asnjehere nuk eshte i sakte. As gjuajtjet e as krosimet. Ndeshje e dobet nga ai, pritet me shume.
VECINO 5,5 – Lazio nuk i lejon ato hapsirat qe i la Milani. Ai tenton te futet ne zone disa here, por asnjehere i rrezikshem. I mbuluar mire sot.
PERISIC 5,5 – Nje kopie identike e Politanos. Kroson shume, ben driblimin e perhershem por asnje top te rrezikshem ne porte e as tek shoket.
KEITA 5,5: – Ne pjesen e pare me i gjalle por deri te zevendesimi ai u fik totalisht. Serbatori ne minutat e fundit ishte totalisht bosh. Pritej dicka me shume.
NAINGGOLAN – Pa vote.
ANTONIO CANDREVA – Pa vote.
JOAO MARIO – Pa vote.
Te treja keto zevendesime ishin te vonuara dhe vendosen shume pak ne loje.
SPALLETTI 5 – Gol i pesuar dhe ndeshje e humbur. Interi kete vit ka problemin qe nuk i kthen asnjehere ndeshjet. Eshte e pabesueshme se si kundershtaret mjafton te shkojne ne avantazh per te fituar ndeshjen. Zevendesimet erdhen shume vone.