Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi: “Duken pike te vjedhura, nuk e meritonte Interi fitoren. E pate gje Strakoshen te priste ne pjesen e pare?”

Inzaghi: “Duken pike te vjedhura, nuk e meritonte Interi fitoren. E pate gje Strakoshen te priste ne pjesen e pare?”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi ka folur menjehere pas ndeshjes per humbjen e skuadres se tij ndaj Interit dhe eshte pare shume i merzitur per kete fakt. Aq shume sa mbase nuk i ka zgjedhur mire fjalet e thena. 

“A keni ndonje keqardhje? Ne pjesen e pare kemi bere shume mire. A mbani mend ndonje pritje te Strakoshes ne 45 minutat e para?”

“Dhe ju afruam golit 4 here por na i priti Handanovic me disa pritje spektakolare.”

“Na vjen shume keq sepse kur vjen ketu, me nje Inter qe vihet ne veshtiresi nga ne dhe qe nuk e meriton fitoren te vjen pak keq.”

“Skuadra eshte shume mire dhe nuk me vjen mire qe humbem pike sot.”

NDRYSHME JO TE MIRA – “Kane bere nje ndeshje te madhe lojtaret por ata qe hyne nga pankina u futen kur Luis Alberto dhe Milinkovic ishin pak te lodhur.”

“Ishte nje ndeshje e madhe dhe po shkojme me shtepi vetem me keqardhjen e zero pikeve. Dalim me koken larte nga ndesbja e sotme.”

“Kam pare kater ndeshjet e para te Interit dhe ndeshjen e Champions League. Kjo mbase ka qene ndeshja e pare qe per mua Interi nuk duhet ta fitonte sepse nuk e meritoi aspak.”

“Vitin e kaluar erdhem ne San Siro dy here dhe fituam dy here. Interi ka fituar pike sot, por ne luajtem me mire.”

“Ne 20 minutat e fundit i humbem pak distancat, por nuk ja dolem dot qe te shenonim. Sa keq, sepse e meritonim. Kemi luajtur nje ndeshje te madhe. Duken sikur na i rrembeu dikush piket sepse Interi nuk e meritoi fitoren.”

IMMOBILE – “Ishte nje plan taktik, Interi eshte nje skuader fizike. Caicedo kishte nje problem pastaj ne pjesen e dyte. Ciro u fut dhe luajti mire aq sa luajti.”

“Te gjithe kane bere nje ndeshje te mire. Rikthehemi ne Rome te trishtuar sepse nuk e meritonim kete humbje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.