Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

601 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter po punon per te mbyllur goditjen e madhe, Conte e ka me nxitim: “Ka marreveshje me lojtarin.”

Inter po punon per te mbyllur goditjen e madhe, Conte e ka me nxitim: “Ka marreveshje me lojtarin.”
Inter Club Staff

Me sa duket ka dale perseri ne pah nje emer qe Antonio Conte e ka dashur me shume se nje here ne Interin e tij.

Behet fjale per mesfushorin e Barcelones, Arturo Vidal, i cili eshte kerkuar me ngulm edhe sezonin e shkuar nga zikalterit.

Mesfushori do te largohet me shume mundesi nga Barcelona ne vere dhe klubi zikalter eshte ne linjen e pare per ta sjelle nen urdherat e lojtarit.

Sipas asaj qe shkruan Francesc Aguilar, gazetar shume i njohur i Mundo Deportivo, marreveshja mund te mbyllet edhe jashte operacionit Lautaro Martinez-Barcelona

“Inter ka nje marreveshje me agjentet e lojtarit dhe gezon pelqimin e forte te lojtarit kilian, prandaj po tenton te nxitoje gjithcka me Barcelonen ne menyre te pavarur nga operacioni Lautaro.

“Tranjeri Antonio Conte e ka me nxitim mbi te gjithe dhe nuk deshiron qe lojtari ti shpetoje nga duart.”

“Barcelona – vazhdon Aguilar – e ka kuptuar interesin e forte te Interit per Arturo Vidal, dhe prandaj kerkon te humbase kohe dhe ta fuse kilianin ne nje marreveshje shkembimi per Lautaro Martinez.”

“Eshte nje negociate paralele ndermjet dy klubeve: avantazhi i Interit eshte se ka marreveshje me vete lojtarin qe deshiron te transferohet me cdo kusht ne Milano.”

Arturo Vidal do te ishte keshtu goditja e pare e madhe e Interit per kete sezon dhe do te ishte nje deshire ekskluzive Antonio Contes.

Kosto e operacionit per Interin besohet se nuk do te jete me e madhe se 10 milione euro, gjithmone nese Barcelona pranon qe ta shese pa vene kusht tratativen per Lautaro Martinez.

Arturo Vidal sipas Contes ka gjithcka cfare i duhet Interit: muskuj, teknike, taktike por mbi te gjitha, nje eksperience te jashtezakonshme nderkombetare.

Tashme pritet se si do te zhvillohen gjerat ne ditet ne vazhdim, por me sa duket, emri i Arturo Vidal eshte rikthyer fuqishem ne ambjentet zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.