Inter, ka hedhur syte nga Portugalia: gati oferta per lojtarin e Portos? E ka sugjeruar Cordoba!
Jo vetem Jesus Corona: eshte nje lojtar tjeter i Portos qe pelqehet nga Interi dhe nga Piero Ausilio ne vecanti.
Per kete flet e perditshmja portugeze, A Bola, e cila tregon se si drejtuesit zikalter jane vene pas gjurmeve te Luis Diaz.
Ai eshte nje lojtar i krahut te majte, kolumbian, i klasit 1997, nje lojtar formacioni te skuadra e Sergio Conceicao me 39 ndeshje dhe 12 gola ne sezon.
PER TE GARANTON IVAN RAMIRO CORDOBA – Me sa duket, lojtari i eshte sugjeruar Interit nga nje legjende e klubit, pikerisht nga Cordoba.
Ai eshte blere veren e kaluar nga Junior Barranqiulla per me pak se 7 milione euro dhe ka shperthyer kete sezon.
Luiz Diaz erdhi si nje i panjohur ne Portugali, por ka gjetur menjehere rrugen per tu bere protagonist me Porton.
Emri i tij, ashtu si e cekem edhe me lart, i eshte sugjeruar Javier Zanettit nga Ivan Cordoba si nje njeri perfekt per krahun e majte te Contes.”
“Luiz Diaz sipas tij, ka karakteristikat e duhura per te qene titullari i Interit ne te majte ne 3-5-2 e perdorur nga Conte.”
Sipas A Bola, Interi ka bere gati nje oferte, por qe eshte shume e ulet nga 35 milionet qe kerkon Porto. Zikalterit mendohet se do te ofrojne rreth 15 milione euro.