Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juan: “Interi ndryshon, por qendron TOP, Thohir? Lexoj. Mazzarri, Strama…”

Juan: “Interi ndryshon, por qendron TOP, Thohir? Lexoj. Mazzarri, Strama…”
Ardis
  • On 24/08/2013, 11:50

Nje interviste e gjate dhe interesante e leshuar sot ne median braziliane “Lance” nga mbrojtesi zikalter Juan Jesus, nje nga surprizat me te kendshme te sezonit te kaluar.

Qendermbrojtesi duket se ka hyre edhe ne planet e trajnerit te ri Walter Mazzarri, qe i ka besuar celsat e mbrojtjes zikalter pavaresisht moshes se re: “Sapo kam arritur ne Itali kam pasur disa probleme – fillon intervista – kam qene i detyruar te rizbuloj menyren time te luajturit te futbollit. Zakonisht mbeshtetem tek fuqia, por ne Itali kam perfeksionuar mekanizmat e mbrojtjes. Mendoj se mund te rritem akoma. Krahu i kapitenit kunder ndeshjes se Real Madridit? Ishte nje nder, edhe pse ishte nje ndeshje miqesore. Kam dhene gjithmone maksimumin ne fushe dhe kam kuptuar shume shpejt mentalitetin e klubit. Tifozet e Interit keto gjera i shikojne dhe i rinjohin. Kam qene dy here ne pozicionet e Chivu dhe te Cambiassos, dy shtyllat te historise te kesaj shoqerie. Jam i lumtur per mirenjohjen e grupit ndaj meje por kam akoma shume per te bere”.

Mbi presionet: “Interi eshte ne nje moment ndryshimi. Eshte normale per nje skuader qe ka fituar shume. Klubi, per dimensionet e veta, eshte i detyruar te fitoje dhe te gjithe lojtaret dine si ta perballojne presionin. Atletet jane eksperte dhe te pershtatshem. Nuk besoj se kjo mund te na beje keq”.

Juan me pas ka folur per ndryshimet midis Mazzarrit dhe Stramaccionit: “Eshte shume shpejt te flasesh per Mazzarrin, por shikohet qe eshte nje trajner qe di te lexoje ndeshjen dhe punon shume me grupin. Eshte e veshtire te flasesh per ndryshime me Stramaccionin. I jam shume mirenjohes, sepse me dha mundesine dhe me ka rritur besimin ne vetvete. Jam i sigurte qe do te kete sukses te madh si trajner ne nje skuader tjeter”.

Mbi sezonin qe fillon neser: “Favoritet e tjere? Le te flasim (qesh). Kjo gje nuk e ul aspak peshen e pergjegjesive tona. Bluza e Interit eshte shume e rende dhe eshte e nevojshme qe te luftosh deri ne fund per fituar tituj”.

Mbi kalimin e shoqerise nga Moratti tek Thohir: “Pronar i ri indonezian? ne lojtareve nuk na thone gje. Perpiqem te mos perfshihem shume. Natyrisht ne lexojme ate qe shkuan shtypi, por limitohemi aty”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.