Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: Marotta i ben nje oferte te re Nainggolan?

Inter, cfare lajmi: Marotta i ben nje oferte te re Nainggolan?
Inter Club Staff

Mbetet gjithcka ende per tu shkruar per sa i perket te ardhmes se Radja Nainggolan: mesfushori belg, eshte rikthyer tek Cagliari veren e shkuar.

Por tashme, ai ne fund te sezonit do te rikthehet tek Interi sepse i perfundon huazim dhe po pret te marre vesh etapen e ardhshme te karrieres se tij.

Fjalet e Piero Ausilios kane lene shume hapsire per mundesine qe Ninja te qendroje tek Interi dhe te marre keshtu nje shans te dyte tek zikalterit.

Ne distancen e nje viti kur ati ju tregua porta, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit me ne krye Marotten kane nje plan te ri per ish-lojtarin e Romes por edhe nje oferte te re.

NDRYSHIM PLANESH – “Lojtari do te provoje qe te tregoje edhe njehere gjate ketij sezoni se eshte nje pike referimi per Cagliarin dhe nje vlere e shtuar.”

“Por mesazhi i tij nuk do te qendroje vetem ne ishull. Ai kete mesazh deshiron tja coje Antonio Contes dhe drejtuesve te Interit qe me sa duket kane ndryshuar mendim ne krahasim me disa muaj me pare per te.”

“Ne nje merkato qe nuk do te lejoje cmenduri te medha, do te jete e veshtire qe nje lojtar si Nainggolan te shitet per shifren e duhur dhe ja pse qendrimi i tij tek zikalterit mund te jete nje zgjidhje e mire.”

“Por nuk ka vetem kaq: ne kete moment Marotta po mendon ti beje nje oferte te re lojtarit sepse ai ka nje kontrate deri ne 2022.”

“Administratori i deleguar i Interit po mendon per nje kontrate te re edhe per ta blinduar per te ardhmen qe nese vjen ndonje oferte, Interi te mos kete presionin e skadences dhe te kerkoje nje shifer me te larte per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.