Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Ja plani i Marottes per mesfushen e sezonit e ri: 1+1 blerje dhe nje Plan B, ja emrat.”

Corriere zbulon: “Ja plani i Marottes per mesfushen e sezonit e ri: 1+1 blerje dhe nje Plan B, ja emrat.”
Inter Club Staff

Pas daljes nga Kupa e Italise, tekniku i Interit, Conte, ka folur per skuadren dhe ka kerkuar perqendrim me te madh dhe me shum cinizem ne mbylljen e ndeshjeve.

Por kete e ka bere pa kritikuar lojtaret qe sipas tij kane bere nje ndeshje shume te mire ne cdo aspekt.

Gjithesesi, pikerisht per kete arsye, Conte ka folur me drejtuesit dhe i ka kerkuar qe te kerkohen ne merkato lojtare qe jane gati per te fituar menjehere.

Ai do te pranonte lojtare te rinj, por bashke me ta deshiron edhe njerez te forte dhe me eksperience.

Fundja, Interi ka nevoje per trofe apo jo? E trofete sipas tij, i sjellin pikerisht keta lojtare.

Per kete ka shkruar sot Corriere dello Sport e cila tregon: “Sampdoria eshte shume afer, ndeshja eshte vetem neser, por analiza e Interit ka dite qe behet.”

“Tekniku eshte takuar me Marotten, Ausilion dhe Zanettin per te bere se bashku nje strategji te mirefillte per te ardhmen.”

“Ne merkato Conte per shembull ka deshire qe te kete ne dispozicion Arturo Vidal (deshire e tij) dhe Marotta ka deshire te bleje Sandro Tonalin (ide e tij dhe e Ausilios).”

“Kjo eshte nje pike ku drejtuesit ndahen ndermjet tyre, por rruga e perbashket mund te gjendet duke sjelle tek Interi… te dy ata.”

“Do te ishte nje zgjidhje perfekte dhe do te perforconte skuadren e Interit ne menyre te jashtezakonshme.”

“Por duhet theksuar se per Interin prioritet mbetet Sandro Tonali, i konsidruar edhe si nje TOP PLAYER i se ardhmes.”

“Me pas, do te kete kohe edhe per Vidal por per te arritur tek ai, duhet te kete nje hapje nga ana e Barcelones.

Katalanasit vazhdojne te kerkojne 20 milione euro edhe pse ka vetem nje vit kontrate me ta dhe eshte pothuajse 34 vjec.”

“Zevendesuesi i tij ne idete e Marottes eshte Radja Nainggolan, nje lojtar ne pronesi te Interit qe mund te rikthehet nga Cagliari.”

“Por duhet theksuar Vidal per Conten mbetet maksimumi edhe pse nuk do te ishte kunder belgut qe e ka kerkuar qe nga koherat e Chelsea.”

“Gjithesesi, plani i Interit eshte ky per mesfushen e sezonit te rri: Sandro Tonali plus Arturo Vidal ose Radja Nainggolan.”

“Do te ishte pa me te voglin dyshim nje nga perforcimet me te jashtezakonshme ne te gjithe Serine A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.