Kolarov zbulon pozicionin ku do te luaje tek Interi: “Nuk jam menduar dy here per te ardhur ketu. Pozicioni im ne fushe…”
Pas Hakimit, Interi ka zyrtarizuar ne menyren e saj (me nje video spektakolare) edhe Aleksandar Kolarov.
Serbi ka ardhur nga Roma dhe pas videos prezantuese, keto kane qene fjalet e tij te para si lojtar i Interit per Inter TV.
“Disa here kam qene afer Interit, por pas 10 vitesh pritje kam arritur qe te bej ate qe kam dashur prej kohesh.”
“Ka qene nje zgjedhje e lehte sepse te te therrase Interi, nuk mund te mendohesh dy here. Dhe keshtu bera, nuk u mendova gjate.”
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
Vetem 5 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/WHyixZzliY
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 10, 2020
“Shume lojtare i njihja tashme, kam nje ndjesi teper pozitive. Mezi po pres te takoj te gjithe shoket e rinj.”
ANTONIO CONTE – “Conte ka ndikuar shume ne zgjedhjen time. Kur ka qene ne Angli, ka fituar menjehere dhe vitin e kaluar ka ndryshuar fytyren e Interit. Urroj qe te bejme mire dhe te fitojme.”
POZICIONI NE FUSHE – “Gjendem mire si mbrojtes i trete ne qender te mbrojtjes. Pra ne te majte te treshes.”
“Kam bere shume mir aty te Roma ne tre muajt e fundit por edhe me Guardiolen. Interi do te mbaje topin sa me shume dhe une ndihem mire aty.”
“Specialist i goditjeve te denimit? Kam nje gjuajtje te forte por duhet te stervitesh shume ne stervitje. Kur kam kohe stervitem ekstra gjithmone.”
IDHULLI – Idhull Mihajlovic? E kam thene gjithmone se qe i vogel se mbase fati do te na doje njesoj te dyve: te mbyllim karrieren tek Interi.”
DERBI – “Kam luajtur shume, ndeshje shume e rendesishme. Nuk e di si eshte ketu, por kam shenuar gjithmone ne derbi dhe shpresoj ta bej edhe te ai i Milanos.”
TIFOZET – “Kam pare tifozet shume prezent kur ishte e mundur. Kemi nevoje edhe per ta ne luften tone kete sezon.”