
Ausilio i papermbajtur: gati sulmi i menjehershem per huazimin e Varanes. Ancelotti thote…
Reparti i sulmit i qendrueshem me Shaqirin dhe Podolskin, mesfusha ne stand-by ne pritje te Diarra, Suarez ose Lucas Leiva. Dhe nderkohe Interi po leviz edhe per reaprtin e mbrojtjes, per te cilen ka dale nje emer i ri.
Eshte kthyer ne mode emri i Rolandos, eshte kuptuar qe demtimi i Ranocchias nuk eshte i rende, por po tregohet vullnet per te perforcuar repartin e mbrojtjes. Keshtu e shpjegon Gazzeta dello Sport. “Mancini kerkon nje tjeter qender mbrojtes dhe ne oret e fundit ka dale nje emer i ri ku behet fjale per Raphael Varane, 21 vjecari francez qe po gjen shume pak hapesira tek Real Madrid. Nje profil i rendesishem, ku Interi mund te arrije ta marre vetem nepermjet huazimit. Ausilio eshte i gatshem per nje sulm te menjehershem ne Madrid. Aty ku luan edhe Mario Suarez”.
Dite me perpara, me sakte me 11 janar, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, shprehej ne lidhje me 21 vjecarin francez, te “perkedhelurin” e Mourinhos keshtu: “Nuk e dija qe agjenti i tij ishte Jorge Mendes, kjo gje me ka surprizuar. Kam folur me nje agjent te Varane-s por nuk ishte Mendes, atehere me dukej e cuditshme. Gjithsesi, Varane eshte nje lojtar i Real Madrid dhe do te qendroje gjate”.