Inter, cfare humbjesh kolosale kete vit nga Covid19: “Bilanci zikalter ka shenuar nje humbje te thelle: plot…”
Do te aprovohet vetem ne fund te nentorit, gjate asamblese se ortakeve, bilanci qe lidhet me sezonin 2019-2020 i Interit, i cili eshte mbyllur praktikisht 30 qershor 2020.
Bilanci qe do te jete shume negativ, shkon ne te njejten linje me klubet e tjera italiane por jo vetem, te cilat jane goditur nga Covit19.
Ashtu si evidenton Tuttosport, bilanci i Interit do te pesoje nje humbje shume te thelle dhe shqetesuese per sa i perket sezonit te kaluar.
“Gjate asamblese se nentorit do te aprovohet bilanci i sezonit e shkuar qe do te shkunde jo pak te ardhurat e Interit.”
“Zikalterit do te zyrtarizojne nje humbje me te larte se 100 milione euro (humbja vitin e kaluar ishte 48 milione euro.”
“Kjo humbje eshte ne nje linje me te gjithe klubet e tjera italiane te cilat jane perballur gjithashtu me krizen e pandemise.”
“Bilanci i Milanit per shembull eshte mbyllur me nje humbje te paprecedente: plot 195 milione euro humbje.”
MOTIVET – “Rezultati i Interit eshte frut i nje mungese te ardhurash qe varen totalisht nga pandemia dhe qe kane ndikuar ne te ardhurat nga sektore te ndryshem: per shembull, Sky ka paguar 15-20 milione euro me pak per sa i perket pageses se fundit te te drejtes televizive.”
“Por nje mungese tjeter e se ardhurave vjen edhe nga ndeshjet pa tifoze. Per te mos permendur edhe disa sponsora nga Kina te cilat nuk kane rinovuar kontraten e tyre te sponsorizimit.”
“Me pak fjale, eshte nje rezultat i keq, nje humbje e thelle. Por ka nga ato klube qe kane bere shume me keq. Por Interi ketu ka nje mbeshtetje te madhe: nje gjigand si Suning nga pas…”