Bergomi e kap me tifozet e Interit: “Eriksen? Tifozet nuk i njohin lojtaret, flasin sikur…”
I pyetur per mikrofonat e Sky Sport, Beppe Bergomi, ish-mbrojtesi i Interit ka folur keshtu per fitoren e zikalterve ne fushen e Genoas diten e shtune.
“Jemi vetem ne fillim tani, Conte po komunikon ne nje menyre te ndryshme dhe po e drejton skuadren ne menyre te ndryshme e kjo po vihet re.”
“Kur dicka shkon keq per Interin, Conte duket ndryshe. Por kur Interi fillon te shenoje, rikthehet ai Conte i perhershem, emocional.”
“Ai duhet te jete vetvetja ne cdo moment, nuk ka nevoje se pse te ndrydhet. Interi luan ne menyre te ndryshme dhe duhet pranuar se nuk ka qene nje Inter i bukur ne pjesen e pare.”
“Ka qene nje Inter i ngadalte dhe qe te vinte ne gjum: edhe ne pjesen e dyte po njesoj deri ne momentin qe e ka zhbllokuar ndeshjen.”
“Me pas ka dale ne pah nje Inter qe ben me te miren e saj kur gjen hapsira perpara. Nese ti luan me kete skeme, duhet qe te kesh cilesi teknike shume te larta dhe kjo skuader per momentin nuk e ka.”
“Christian Eriksen? Nuk futem aspak ne aspektin teknik, sepse kam folur shume per kete histori dhe jam keqkuptuar.”
“Tifozet shume here nuk i njohin lojtaret, flasin te emocionuar e kete e e them sa per ta theksuar kete. Ne duhet ti njohim sepse na e do puna dhe i komentojme. Ky eshte ndryshimi.”
“Nuk dua qe ai te behet per Interin nje problem sa here qe luan ose jo, ne flasim per te: une mendoj per Interin, mendoj se nuk eshte e drejte.”