Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,406 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter: fillon nga sot operacioni ‘shitje’. Ranocchia shkon ne Premier? Biabia dhe Gnou…

Inter: fillon nga sot operacioni ‘shitje’. Ranocchia shkon ne Premier?  Biabia dhe Gnou…
Inter Club Staff

Pas ardhjes se Gagliardinit, ne shtepine Inter, merkato per sa i perket hyrjeve pothuajse eshte zyrtarisht e mbyllur.

Mungojne ende 13 dite nga fundi i merkato por nuk duket sikur klubi zikalter ka si qellim te pranoje oferta per Banega (nga Kina) dhe Kondogbia (nga Premier League). Drejtori sportiv Ausilio po punon per shitjen e disa lojtareve te cilet nuk konsiderohen si pjese e projektit. Yay ka gjetur marreveshjen me Bastian, por mungon dakordesia ndermjet dy klubeve. Gnoukouri i ka thene jo Crotones dhe tani po mendon per nje transferim jashte Italie. Miangue eshte nje hap larg Cagliarit dhe mungon vetem ‘ok’ nga Suning per huazimin me te drejte blerje dhe riblerjeje nga ana e Interit. Biabiany eshte gjithmone ne shenjestren e Jiangsu Suning, por reforma ne futbollin kinez (me reduktimin e futbollisteve te huaj per skuader) komplikon operacionin.

Per me shume Interi nuk eshte “e detyruar” te shese francezin i cili mund te perdoret per listen Uefa vitin e ardhshem. Kapitulli Ranocchia: mbrojtsit italian nuk i pelqen Hull City ndersa West Ham e intrigon me shume. Kujdes edhe nga Tottenham duke pare qe u demtua Vertonghen. Sassuolo reziston pas sulmit te Leicester per Acerbi: nese ne fund do ta shese, mund te mare Andrean nga Interi i cili kerkohet me ngulm edhe nga Bologna per hir te vertetes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.