Beppe Marotta ka nje mesazh per Conten: “Dua ta them perpara te gjitheve: ai eshte nje…”
Pas mungeses te gjate per shkak te Covid19, Beppe Marotta eshte rikthyer qe te ndjeke Interin nga afer ne stadium.
Administratori i deleguar i Interit ka folur per here te pare pas shume kohesh edhe per mediat pak perpara ndeshjes.
Keto kane qene fjalet e tij per mikrofonat e Dazn:
Si fillim njehere: si je?
“Une po e marr veten pasi kam dale nga nje situate shume e renduar nga ana shendetesore. Por ja kam dale fale kompetences se mjekeve lombard.”
“Nje eksperience qe te meson dhe te le shenje.”
A e kishe me kujdes gjate kohes qe ishe semure se cfare po bente Interi?
“Kontaktet kane qen te vazhdueshme, nuk mund te mos jem i gezuar per gjithcka cfare ka ndodhur gjate kohes qe kam qene i semure.”
Cfare te ka thene Conte dhe grupi heren e pare qe te kane pare perseri?
“Une njehere i kam komplimentuar. Dua ta them perpara te gjithe se Antonio Conte meriton komplimente te medha. Ato maksimale i perkasin atij.”
“Jemi ne nje faze te rendesishme tani. Duhet te jemi te zotet te luajme ne nivele maksimale. Kemi edhe shume pike perpara. Vendosmeri dhe force.”