Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,093 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Moment vendimtar. Marreveshja gati? Ju them perqindjet.”

Thohir: “Moment vendimtar. Marreveshja gati? Ju them perqindjet.”
Xhorxh Gellci

Te tre gazetat kryesore sportive, Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Corriere dello Sport sjellin fjalet e Erick Thohir, qe konfirmojne fazen decizive te tratatives me Morattin per blerjen e Inteirit: “Eshte akoma nje moment vendimtar, do te flasim kur te jete gjithcka e bere. Do te mbyllet? Fifty-Fifty (50-50), ekziston 50% mundesi“. Kjo qe thote Thohir eshte e motivuar nga fakti qe palet jane duke pasur akoma kontakte nepermjet studiove legale per te analizuar bilancet, per te shperndare debitet dhe per te studiuar cdo pozicion brenda shoqerise. Nje operacion i ketij tipi nuk eshte i thjeshte per tu mbyllur ne nje kohe te shkurter.

Nje e re ne marreveshje mund te paraqitet nga fakti qe akoma ekziston mundesia qe shitja te behet ne dy faza. Perpara se te ndodhte marrja e shumices efektive nga Thohir, manjati indonezian do te hynte me nje kuote minorance, edhe pse te konsiderueshme, dhe vetem ne nje moment te dyte do te merrte kontrollin e plote. Per Morattin nuk eshte e thjeshte te leje ‘menjehere’ Interin e tij. Do te ishte nje ngjarje drastike nese Thohir do te kishte menjehere 50% te klubit.

Pavaresisht ceshtjeve teknike, fjala e fundit i takon Morattit. Nje zgjedhje qe do te behet per te miren e Interit. Raporti mes presidentit dhe indonezianit eshte i mire: te dy flasin periodikisht ne telefon, ndersa studiet legale punojne mbi ceshtjet e marreveshjes. Sapo keto te jene gati, Thohir do te vije ne Itali per mbylljen zyrtare te tratatives. Eshte e mundur qe kjo te ndodhe, sic lexohet gjithandej, brenda fundit te korrikut. Por nuk ka asnje date fikse te percaktuar, dhe akoma asgje nuk eshte e sigurt, as ne nje menyre e as ne tjetren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.