Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,094 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wallace dhe Taider, pastaj ndjekje per nje sulmues: pelqehet Gila. Por nga Roma…

Wallace dhe Taider, pastaj ndjekje per nje sulmues: pelqehet Gila. Por nga Roma…
Xhorxh Gellci

Sot duhet te vije konfirmimi per Wallace tek Inter, qe fillimisht do te vije vetem ne huazim te thjeshte. Shpresa e Interit eshte qe te mund ta ‘binde’ Chelsean te ridiskutoje pikat e marreveshjes me vone, ndoshta duke marre nje te drejte blerjeje dhe duke i lene anglezeve te drejten e kunderblerjes. Por nuk duhet te mendojme qe lojtari brazilian mund t’i mjaftoje Walter Mazzarrit. Perkundrazi, akoma ka shume vende bosh tek ky Inter.

DUNCAN ESHTE CELESI PER TAIDER – Nderkohe, kete jave do te synohet te merret Saphir Taider. Ne koken e teknikut zikalter eshte fshire mundesia per te arritur tek Nainggolan, prandaj franko-argjentinasi eshte kthyer menjehere ne prioritet. Ai, se bashku me Wellington, do te ishin dyshja ideale per mesfushen e Mazzarrit: Taider, ne fakt, kombinon vrapin dhe kualitetin, pervec se nje karakteri te mire. Eshte i besueshem, pikerisht ajo qe duhet per mesfushen zikalter. Problemi kryesor qendron tek Duncan: Interi propozon nje huazim te thjeshte, Bologna deshiron gjysmen e kartonit. Por ndjesia eshte se ne fund do te gjendet nje marreveshje.

RREZIKU TE RINJ – Dhe nuk mbaron ketu. Faza para kampionatit, deri tani ka qartesuar qe mungojne disa alternativa pervec te rinjve te talentuar. Por kjo mund te jete e rrezikshme per projektin zikalter dhe per vete lojtaret ne fjale. Dhe keshtu si Wallace, qe nuk do te jete perforcimi i vetem ne krah (shpresohet qe Zuniga te shkoje tek Juventus duke liruar Islan), nuk perjashtohet nje tentative per nje sulmues qe konsiderohet me i gatshem ne krahasim me Icardin dhe Belfodil.

GILA DHE BORRIELLO – Ne kete aspekt, sot ka dale nje ze qe dukej sikur kishte rene ne qetesi, ai per Alberto Gilardinon. E veshtire qe Moratti – pavaresisht marredhenieve te mira me Preziosin – te mund te derdhe nje shume te konsiderueshme per nje lojtar qe do te akomodohet ne pankine kur Milito te kthehet ne 100%, megjithate nje mundesi ekziston. Ashtu sic ekziston mundesia per nje tratative me Romen per Marco Borriellon, i ofruar ne javet e shkuara tek zikalterit: verdhekuqte jane te gatshem ta shesin tek Genoa, por qe ka pikerisht Gilardinon.

OSVALDO NE MINUTEN E FUNDIT – Gjithcka mbyllet me mundesine per te arritur tek Pablo Daniel Osvaldo. Nuk eshte nje sekret qe italo-argjentinasi pelqehet shume nga Mazzarri, qe ka permendur emrin e tij ne fillim te merkatos. Osvaldo eshte i mbyllur tek Roma qe duket se ka bere zgjedhje te tjera duke marre Gervihnon: vete lojtari do te largohet nga kryeqyteti dhe Interi eshte destinacion qe i pelqen. Ngelet problemi ekonomik (me shume per kartonin sesa pagen). Por dihet, me uljet ne fund te merkatos, gjithcka mund te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.