Agj. Guarin: “I lumtur qe do qendroje, varet nga Thohir. Kerkesa e larte? Eshte e pavertete, Chelsea…”
E ardhmja e Fredy Guarin eshte gjithmone e me shume zikalter, mbasi ishte per nje kohe te gjate afer Chelseas. Dje Piero Ausilio perpara ndeshjes kunder Lazios ka pranuar interesimin e Blues, por ka sqaruar se kolumbiani mund te qendroje tek Interi qe eshte i lumtur qe do ta kete ne ekip. Per te kuptuar situaten e ish lojtarit te Portos FcInterNews ka kontaktuar agjentin e tij Marcelo Ferreyra. Ja dhe fjalet e tij:
Ausilio ka thene se Interi eshte i lumtur qe ka Guarin ne ekip.
“Edhe ne jemi te lumtur tek Interi. Por nuk dime akoma se cilat jane qellimet e Thohir…”
Eshte e vertete se negociatat me Blues kane ngecur per shkak te kerkesave te larta te lojtarit?
“Nuk eshte e vertete. Nuk kemi marre asnjehere oferte nga ana e Chelsea”.