Agj. Guarin: “Walter Mazzarri i kerkon perqendrim. Per rinovimin…”
Rritje konstante edhe per Fredy Guarin. Kolumbiani, pikerisht si Interi, permiresohet ndeshje pas ndeshje dhe ne Reggio Emilia e ka konfirmuar edhe nje here kete tendence. Vete Mazzarri, ne fund te ndeshjes ka shpjeguar rendesine e ish-lojtarit te Portos ne planin e tij taktik. Ekskluzivisht per FcInterNews, agjenti Marcelo Ferreyra ka folur per klientin e tij dhe momentin e mire qe po kalon.
Ferreyra, per Guarin ka qene nje fillim i mbare sezoni. Cfare mendon?
“Po, sigurisht. Mund te them qe Fredy eshte shume i kenaqur per kete fillim sezoni me Interin.”
Shume theksojne ndonje ‘pushim’ qe Guarin merr gjate 90 minutave, por me Mazzarrin verehet nje vazhdimesi ne rendiment. Jeni dakord?
“Po, eshte e vertete. Tekniku po punon shume mbi perqendrimin etij dhe deshiron qe te permiresoje kete aspekt.”
Cfare synon Fredy sot per sot?
“Ai eshte dikush qe punon gjithmone per t’u permiresuar: ky eshte objektivi i tij.”
Flitet per rinovim me Interin.
“Rinovim? Po them vetem qe ka nje kontrate deri ne 2016.”