Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

741 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Kovacic: “Do te qendroje per sa kohe do te doje Interi. Raporti i tij me Mazzarrin…”

Agjenti i Kovacic: “Do te qendroje per sa kohe do te doje Interi. Raporti i tij me Mazzarrin…”
Ardi Deda

Mateo Kovacic dje ka patur me ne fund nje mundesi per te zbritur ne fushe nga minuta e pare kunder Sampdorias, duke shperblyer keshtu besimin e dhene nga Mazzarri. Ka zhvilluar nje ndeshje me klasin e tij te zakonshem, pasime decizive dhe ndonje mbyllje qe tregon permiresim ne fazen mbrojtese. Mungon vetem gjuajtja drejt portes dhe pak disipline taktike mbrojtese, dhe me pas Kovacic, mund te thuhet qe eshte permiresuar vertete ashtu sic e do trajneri i tij. Nderkohe per nje koment mbi te ardhmen e lojtarit kroat FcInterNews ka pyetur agjentin e tij Nikki Vuksan. Ja dhe fjalet e tij:

Paraqitje e madhe nga Kovacic dje.

“Po ajo e djeshmja ishte nje paraqitje e mire nga minuta e pare. Cdo here qe zbret ne fushe duhet te provoje te jape me te miren”.

Pas se djeshmes e ardhmja e tij eshte gjithnje e me shume zikalter?

“Kam thene shume here qe ai ka nje kontrate 5 vjecare, eshte nje lojtar i Interit dhe do te jete per sa kohe Inter do te doje ta mbaje”.

Inter kerkon ta mbaje?

Mendoj se per kete duhet te pyesni Interin. Nuk varet nga ne..”.

Si shkojne marredheniet e tij me Mazzarrin?

“Kam lexuar per ket ceshtje, por kam thene gjithmone qe kemi nje raport normal midis tij dhe Mazzarrit. Ai eshte trajneri dhe Mateo eshte nje lojtar. Ai ben ate cfare i thote trajneri”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.