Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Schar: “Te gjithe e duan Interin. Nese ne janar…”

Agjenti i Schar: “Te gjithe e duan Interin. Nese ne janar…”
Donald Elmazi

Interi shikon drejt te ardhmes dhe pelqehet i riu zviceran per mbrojtjen, Fabian Schar i Baselit. Drejtori sportiv i klubit zikalter Piero Ausilio ka shkuar personalisht per te vezhguar djaloshin ne ndeshjen kunder Schalke 04 javen e shkuar. Per te kuptuar nese Italia eshte nje mundesi konkrete per Schar, FcInternews i ka marre nje interviste agjentit te lojtarit, Dimitrios Papadopulos. Ja fjalet e tij:

Ausilio e ka vezhguar ne ndeshjen kunder Schalkes, cfare mendimi keni?

“Nuk di asgje sinqerisht, nuk ka patur kontakte te drejtperdrejta me Interin deri me tani”.

Ju vjen mire per interesimin e Interit?

“Interi eshte nje ekio i madh me nje histori te madhe. Cdo lojtar do ishte i lumtur te luante aty. Por sot kemi patur me shume kontakte me klube angleze dhe gjermane, jo me Serie A”.

Lojtari mund te largohet ne janar?

Ai eshte i lumtur tek Bazeli ku eshte nje atmosfere e bukur. Per te arritur tek Boterori do ishte mire te rrinte deri ne fund te sezonit ne Zvicer. Por shume lojtare te Bazelit pelqehen nga ekipet e medha dhe nese do te vinte ndonje oferte qe klubi zviceran nuk mund ta refuzoje, ndoshta nuk i dihet. Ne kete pike do ndryshonin programet, qe gjithsesi jane per te qendruar deri ne vere”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.