Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ambjenti duket se ka ndryshuar tek Interi: mjaftoi nje dite e Piolit. Gabigol dhe Candreva…

Ambjenti duket se ka ndryshuar tek Interi: mjaftoi nje dite e Piolit. Gabigol dhe Candreva…
Inter Club Staff

Ajri ne shtepine Inter ka ndryshua. Ndjesia e krijuar dhe e shkruar nga te gjitha mediat italiane ve re se Stefano Pioli ka sjelle perseri entuziazem ne skuadren zikalter.

“Mjaftoi nje dite per te thithur ajer ndryshe ne Appiano, besim, mundesi ose me thjeshte pozitivitet – lexohet -. Ardhja e Piolit ka qetesuar edhe disa lojtare te cilet ne muajn e fundit ishin dukur te ngurte. Pas disa netesh te veshtira, mos mbajtje pergjegjesie, shkarkimesh (De Boer dhe Bolingbroke), kane ardhur disa fjale te qarta ne mbeshtetje te teknikut te ri, i vendosur te jape kthjellesi ambjentit zikalter.

Pioli dje ne konferencen per shtyp nuk fshehu asgje, qe nga ideja e tij e drejtimit te skuadres. “Ne cdo fushe qe ka luajtur, ne Itali apo Europe, tranjeret kundershtare i kane njohur gjithmone Interit nje kualitet te larte te individeve. Por skuadra humbiste, dhe gjykimi ne fund ishte i njejte: kane nje skuader plot me kampione. Pioli e ka kuptuar qe duhet te shpertheje kete potencial, i cili nuk eshte pare deri me sot – thekson Corriere della Sera. Tranjeri i ri do te punoje me kater bashkepunetoret e tij, dhe me ish interistin Walter Samuel, i dashur nga vete tranjeri ne staf. Pioli eshte elegant, nuk i mungon thenia e fjaleve te duhura ne momentin e duhur. Ai ka nje aftesi te jashtezakonshme te adoptohet me skuadren qe drejton.

Objektivi i deklaruar eshte nje vend ne Champions. E tashme, me Piolin, ngjitja e shkalleve ne klasifikim duket pak me e mundur. “Interi eshte gati te rinise rrugen, por Pioli ka dy ceshtje per tu mare – nenvizon e perditshmja Italiane -. Gabigol qe ka kushtuar 29 milione euro, ka pasur nje raport te veshtire me De Boer ndersa Candreva ka qene nje lojtar problematik per tranjerin tek Lazio sepse kane pasur mosmarrveshje per shiritin e kapitenit, e kerkuar por e pa dhene ne ato kohe. Ai ska folur ende me ish lojtarin e tij, por mesohet se i ka derguar nje sms. Nje sms per te miren e Interit.”

Per Piolin do te kete nje nisje te veshtire: Derby me 20 nentor. Me pas, deri per krishtlindje: Fiorentina, Napoli, Genoa, Sassuolo dhe Lazio plus Hapoel Beer-Sheva dhe Sparta Praga. Por ajri ka ndryshuar.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags