Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi po e fiton bastin e saj: Quhet Antonio Candreva. U kerkua me ngulm nga Mancini…

Interi po e fiton bastin e saj: Quhet Antonio Candreva. U kerkua me ngulm nga Mancini…
Inter Club Staff

Interi, sot per sot, duke pare te statistikat e ndeshjeve, po fiton bastin e saj te pare: Antonio Candreva.

I kerkuar me force prej kohesh nga Roberto Mancini, ish lojtari i Lazios ka gjetur menjehere feeling edhe me De Boer edhe sepse lojtari italian teknikisht eshte i jashtezakonshem. Candreva eshte perfekt per 4-2-3-1 e hollandezit, ka nuhatje dhe mbi te gjitha ka disa karakteristika qe De Boer i kerkon te cdo lojtar qe ka ne dispozicion: profesionizem, inteligjence dhe gatishmeri. Dashuri me shikim te pare ka qene per shume njerez ne kampin zikalter. Ne shtate ndeshje ka arritur ti beje per vete shume lojtare, perfshire ketu edhe Icardin, te cilit me ne fund i vijne topat qe ai deshiron nga krahet. Antonio ka nje mesatare 8,17 krose per ndeshje (1,26 eshte ajo e rolit te tij ne te gjitha skuadrat ne Serie A), krijon 3,17 raste per gol (0,95 eshte mesatarja e rolit te tij), 0,67 gjuajtje ne porte (0,31). I mungon vetem goli. Ndoshta do te vije neser ne darke, ne kupe. Po, sepse De Boer nuk ka dyshime: Neser Candreva do te luaje. Te shohim nese do arrije te gjej rrjeten…

Grafik nga Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.