Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Martial çelësi për të zhbllokuar transferimin e Perisic. Berardi mbetet një mundësi. Keita…

Martial çelësi për të zhbllokuar transferimin e Perisic. Berardi mbetet një mundësi. Keita…
Rinor Sopaj

Ivan Perisic dje nuk ishte pjesë e skuadrës për miqësoren kundër Nürnbergut. Kroati, shkruan Gazzeta dello Sport, do të bëjë gjithçka që mos të niset për në Kinë me zikaltërit dhe pret që shpejtë të arrihet marrëveshja për të kaluar te Manchester Unitedi, me të cilët ai personalisht ka arritur marrëveshje. United, nuk do që t’i paguajë 55 milionët e kërkuar nga Interi. Akoma nuk ka konfirmime për ofertën prej 50 milionë eurove për të cilën u raportua në Angli. Çelësi mund të jetë Anthony Martial, 21 vjeçar dhe sulmues i krahut të cilin zikaltërit dëshirojnë ta përfshijnë në marrëveshjen për Perisic. Francezi nuk e përjashton transferimin e Keita Balde të cilit kontrata me Lazion i skadon brenda një viti. Përpjekjet për ripërtëritjen e kontratës nga ana e klubit romak kanë shkuar huq. Djaloshi kishte arritur marrëveshje me Juventusin, mirëpo pa marrur aprovimin e Lotitos. Po studiohen mundësitë e një ndërhyrjeje nga zikaltërit sepse në skuadrën e Spallettit Keita do kishte më shumë hapësira. Gjithmonë duke mos e harruar edhe Berardin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.