
Bergomi zbulon: “Dje ndaj Salernitanes me ka mahnitur mbi te gjitha nje lojtar i vetem: ai eshte…”
Beppe Bergomi, ashtu si eshte bere tradite tashme, ka qene prezent diten e sotme ne studiot e Sky Sport Italia.
Ai ka folur per Interin dhe ka analizuar fitoren e zikalterve ndaj Salernitanes me rezultatin 5-0 qe sipas tij ka qene shume e rendesishme.
“Per Interin ka qene shume e rendesishme qe te fitonte. Nuk ishte aspak e thjeshte, nuk ishte aspak e lehte.”
“Ka shkuar mire dhe golat kane ardhur pikerisht nga sulmuesit. Ishte ajo qe te gjithe donin, qe te tranjeri e deri te shoket.”
“Salernitana normalisht i ka thjeshtuar pak gjerat per Interin, por gjithesesi ne fillim kane luajtur shume mire deri sa Interi i theu me golin e pare.”
“Lautaro dhe tripleta? Po, madje kapi edhe nje traverse. Por une dua te ndalem diku tjeter, te nje lojtar qe me mahniti dje.”
“Behet fjale per Nicolo Barella. Ishte nga ato rastet kur te tjeret mund te shenojne tre gola apo dy gola, por ti je thjesht me i miri mbi tapetin e gjelbert.”
“Dje ka qene fantastik. I kishte munguar Interit me elektricitetin e tij, me menyren se si lufton per cdo top dhe se si e shperndan me pas me klas.”