Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bild konfirmon gjithcka: “Ja oferta e Beyern Munich per Ivan Perisic.”

Bild konfirmon gjithcka: “Ja oferta e Beyern Munich per Ivan Perisic.”
Inter Club Staff

Me transferimin e deshtuar te Leroy Sane ne Munich per shkak te demtimit te rende te pesuar tek Manchester City, Bayern Munich e ka gjendur veten pa alternative dhe te detyruar te hidhet ne merkato per nje emer te ri.

Diten e djeshme eshte perfolur per nje faze te avancuar tratativash ndermjet Bayern dhe Inter e me sa duket, ne te gjithe kete ka dicka te vertete.

Kete gje e ka konfirmuar ne keto minuta edhe e perditshmja shume e njihur gjermanie Bild e cila tregon se emri i kroatit eshte rikthyer ne qender te vemendjes te drejtuesve bavarez qe kishte vene veton mbi te edhe pse Niko Kovac e pelqen shume lojtarin dhe e kishte kerkuar me pare.

Tani kjo veto eshte hequr sepse Sane nuk mund te blihet dhe Perisic shihet si nje mundesi e mire merkatoje.

Nderkohe, sipas tyre zbulohet edhe oferta e Bayern Munich: “Bavarezet i kane ofruar Interit nje huazim me te drejte blerje 30 milione euro.”

“Interi i ka thene po dhe tani topi i ka kaluar lojtarit qe po reflekton per kete mundesi. Per Interin do te ishte nje kursim prej 8 milione eurosh duke llogaritur edhe rrogen kete sezon. Shifra nuk eshte banale gjithesesi. Priten te reja nga momenti ne moment.”

Ivan Perisic ka shanse reale per tu larguar nga Interi dhe ne te ardhmen e tij mund te jete nje nga skuadrat me te forta ne Europe: Bayern Munich.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.