Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,241 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tani Champions League vlen me shume: ne 2015-16 futja ne grupe sjell 50 milion euro…

Inter, tani Champions League vlen me shume: ne 2015-16 futja ne grupe sjell 50 milion euro…
Bujar Berishaj

Champions Leagu eshte e pashmangshme per Interin: rikthimi ne Europe ka rendesi te madhe, Interi mungon prej tre sezonesh dhe Champions League eshte objektiv i deklaruar nga vet shoqeria, per prestigjin por edhe per te ardhurat ekonomike qe nga sezoni i ardhshem do te jene edhe me te larta.

Sipas edicionit online te Panorama kuota per futjen ne fazen e grupeve eshte vendosur per tu rritur ne pothuajse 50 milione euro, vetem permes market pool dhe cmimet per performancen ne fushe. Nje rritje prej 30% ne krahasim me vitet e kaluara. Para te grantuara, lexohet tek artikulli, si frut :

“Nga ankandet per te drejtat televizive qe UEFA ka mbyllur ne muajt e kaluar me kenaqesi te madhe te zyrave ne Nyon. Ne tre vitet e fundit Champions League ka qarkulluar 1,340 miliarde euro dhe pritja e klubeve eshte nje rritje e konsiderueshme per 2015-18: 1,750 miliarde euro. Ka mjaftuar nje lufte mes transmetuesve ne Angli (Britich Telecom dhe Sky Sports) dhe ne Itali (Mediaset dhe Sky), per te garantuar nje efekt shumefishues. Dhe keshtu vjen deri tek fati i pjesmarresve ne edicionin e ardhshem, sepse sistemi i market pool shperblen merkatot ‘me shpenzuese’ duke i rezervuar klubeve te se njejtes zone nje pjese te te ardhurave.”

Market pool ky qe: “Nga viti i ardhshem do te rritet ne rreth 110 milione (ne sezonin e fundit ka qene 80 milione) e qe do te shperndahet duke marr parasysh renditjen ne kampionat dhe rrugetimin ne kompeticionin europian. Psh, ne 2013-14 Juventus ka marr 32 mil, ne krahasim me 26 mil te Napolit dhe 22 mil te Milanit. Ketyre do t’i shtohen, 8,6 milione te garantuara vetem nga pjesmarrja ne grupe, 1 milione per cdo fitore, 0,5 milione per cdo barazim dhe sukseset tjera pas fazes se grupeve si: 3,5 milione per 1/8 e finales, 3,9 milione per 1/4 e finales, 4,9 milione per 1/2 e finales, 6,5 milione per finalistin dhe 10,5 per fituesin. Shifra keto qe mund te ndryshojne ne fillim te sezonit te ardhshem.”

Meqe gjerat jane keshtu, ja ku behen llogarite: 30 milione apo deri ne 40 milione vetem per pjesmarrjen ne grupe, ku pastaj shtohen aksesoret si biletat, sponsoret, per nje shume qe eshte rreth 50 milione. Nje pjate mjaft e pasur nga e cila Interi, pavaresisht konkurrences, nuk mundet dhe me shume mundesi nuk do te heq dore. Tani i perket rezultateve ne fushe, me ardhjet e reja si Podolski e Shaqiri, perfekt funksional per te arritur vijen e finishit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.