Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 26, 2020

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozo gol me penallti ne Rusi: goli i fundit me penallti ishte kunder… Juves! Ne ate ndeshje…

Brozo gol me penallti ne Rusi: goli i fundit me penallti ishte kunder… Juves! Ne ate ndeshje…
Bujar Berishaj

Eshte prezentuar te pika e bardhe dhe nuk ka gabuar.

Marcelo Brozovic ka shenuar nje gol nga penalltia ne ndeshjen cerek-finale mes Kroacise dhe Rusise duke ndihmuar shoket e tij te arrijne ne gjysme-finale.

Mesfushori zikalter ishte i pari qe gjuajti nga penalltia per Kroacine duke tundur rrjetin edhe pse portieri Akinfeev kishte kuptuar krahun e gjuajtjes.

Goli i fundit i Brozovic nga penalltia ishte ne marsin e 2016, ku ne gjysme-finalen e Kupes se Italise kunder Juventusit kishte shenuar nga pika e bardhe por jo vetem.

Kroati ne ate ndeshje ishte shnderruar ne nje lider dhe pike kyce ku se bashku me zikalterit tjere ne fushe gati sa nuk permbysen rezultatin e ndeshjes se pare. Brozovic ne ate ndeshje shenonte dy gola kurse golin tjeter e shenonte bashkombasi i tij, Ivan Perisic.

Ishin vetem penalltite pas dy pjeseve shtese ato qe i mohuan finalen Interit ne ate kohe. Me poshte keni videon nga ajo ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.