Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti po mendon seriozisht per mbrojtjen me 3 ndaj Cagliarit. Nderkohe Brozovic…

Inter, Spalletti po mendon seriozisht per mbrojtjen me 3 ndaj Cagliarit. Nderkohe Brozovic…
Inter Club Staff

Eshte nje lajm qe nuk do te beje te lumtur aspak tifozet zikalter, sidomos nese do te kujtojne minutat e para te atij Interi qe u pa ne fushe ndaj Atalantes.

Eksperimenti i bere nga Luciano Spalletti me mbrojtjen me tre, mund te mos jet vetem nje episod per Interin.

Tekniku zikalter eshte i bindur se ajo mbrojtje eshte nje aset per Interin dhe bashke me rikthimin e Brozovic, mendon se mund te rinoje skuadren.

 

Ne sfiden ndaj Atalantes, tekniku zikalter u be pasqyre e Atalantes ne fushe per ta luajtur ne menyre te barabarte ndeshjen duke pare se fizikisht bergamasket jane teper te forte.

Deri me tani, Interi eshte varur shume nga Mauro Icardi dhe tekniku zikalter po kerkon nje zgjidhje.

Gjate sfides te se shtunes, ka pasur disa raste te arta ne kembet e Perisic dhe Rafinha ma modulin e ri:

“Mbetet ende dyshimi nese Spalletti do te beje mire per te nderruar nje modul pikerisht kur Interi kishte filluar te luante mire.”

“Kur kishte filluar te prodhonte rezultate dhe loje. Kjo edhe per shkak te rikthimit te Brozovic dhe integrimit te Rafinhes.”

Gazzetta dello Sport vazhdon me tej:

“Neser ne ndeshjen e radhes ndaj Cagliarit ne Serie A, Brozovic do te rimarre vendin e tij ne mesfushe pas nje ndeshje mungese per shkak te skualifikimit.”

“Te gjithe presin qe Interi te rikthehet tek fitorja neser ndaj ishulloreve.”

“Me Vecinon qe ka ende probleme, Borjan poshte ritmit, Brozo per momentin eshte i padiskutueshem dhe i pazevendesueshem per Interin kur vjen puna tek pasimet, kapacitetin per te vertikalizuar dhe per te ndryshuar ritmin.”

“Edhe vete Gagliardini e ka ndjere shume mungesen e kroatit.”

Spalletti duhet te rigjeje ne dispozicion keshtu edhe Candreven dhe nese tekniku do te besoje tek nje mbrojtje me tre perseri, do te paguaje pikerisht Candreva:

“Me nje mbrojtje me tre dhe me nje Cancelo te paprekshem ne krahun e djathte, Candreva do te gjente vend vetem nese ne stol do te ulej njeri prej Rafinha pse Perisic, ose si mbrojtes krahu te majte, ku ne Bergamo ka luajtur Santon.”

Sigurisht qe ne kete pozicion mund te luaje edhe Perisic, por keshtu i bie te largohet nga porta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.