Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,011 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS: Handanovic dëshiron të qëndroj

CdS: Handanovic dëshiron të qëndroj
Rinor Sopaj

Handanovic përsëri afrohet me Interin. Pas pëshpëritjeve këmbëngulëse rreth largimit të Handanovic nga Inter, tani situata duket se ka marrë kah tjetër

Corriere dello Sport thotë: “Dje janë takuar drejtori sportiv Ausilio dhe agjenti i lojtarit për të diskutuar se a ekzistojnë kushtet që lojtari të vazhdojë kontratën e tij me Interin, pasi që kontrata e tanishme i skadon në vitin 2016, dhe nga agjenti i lojtarit kemi marrë vetëm lajme të mira: lojtari dëshiron të qëndroj në Itali dhe ta vazhdoj aventurën e tij tek Inter pasi që projekti i duket mjaft ambicioz sidomos me ardhjen në pankinën e zikaltërve të Mancinit”. Një hap i parë pozitiv, me premtimin që do të takohen shumë shpejt përsëri.

“Pasi që nënshkroi një kontratë me pagë prej një milion e 750.000 eurosh (dhe një bonus prej 250.000 eurosh) kur u transferua tek Inter, në vitin 2012, tani ai merr një pagë prej 2.2 milion eurosh, mirëpo tani kërkon që të barazohet me lojtarët “big” të Interit, (Vidic, Palacio, Hernanes dhe Shaqiri) që paga e tyre e kap shumën prej 3 milion eurosh ose edhe e kalojnë atë me anë të bonuseve. Në këtë tentativë gjithashtu futen të drejtat për imazhin. Inter është shprehur i gatshëm që ta blindoj portierin deri në vitin 2018 apo edhe deri në 2019″ konfirmon CdS. Për Handan, Interi është prioritet. Vetëm në rast se ndalet tratativa atëherë atëherë do të filloj kërkimi për një destinacion të ri për Handanovic (flitet për United, Liverpool dhe Roma).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.