Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare fjalesh ne konference: “Cfare ju kam thene une gjithmone per Eriksen? Qe ai eshte nje…”

Conte, cfare fjalesh ne konference: “Cfare ju kam thene une gjithmone per Eriksen? Qe ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes, per mikrofonat e gazetareve eshte ndalur te flase Antonio Conte i cili ka komentuar kualifikimin e zikalterve.

“E kemi merituar me siguri qe te ishim kualifikuar qe ne 90 minutat e para, por fakti qe na u desh te luanim 30 minuta shtese, na futi pak ne ankth.”

“Kemi krijuar shume edhe ne minutat shtese, por jemi treguar shume te pakujdesshem ne realizimin e tyre.”

“Eshte nje kualifikim qe na jep energji pozitive per te dielen. Atehere do te perballemi me nje skuader te forte njejte si ishte edhe Roma.”

“Do te jete momenti per te matur mire ambicjet tona dhe per te pare se sa eshte shkurtuar diferenca me ta.”

A ju shqetesojne keto minuta shtese sot duke pare se perpara eshte Juventusi?

“Sinqerisht nuk mendoj keshtum uroj qe te influencoje zero dicka e tille.”

“Djemte jane te stervitur mire, kemi bere disa zevendesime. Kemi arritur kualifikimin fale edhe futjes ne momentin e duhur te lojtareve nga pankina.”

“Ranocchia ka bere nje ndeshje te madhe. Fakti qe ka qene nje mundesi per te pare edhe per te tjeret, ka qene shume i rendesishem.”

“I kemi dhene mundesi edhe Brozovic e te tjereve te rekuperojne energji per ne kampionat.”

Eriksen mund te jete nje vlere e shtuar per kete Inter?

“Cfare ju kam thene une gjithmone per Eriksen? Qe ai eshte nje vler e shtuar. Ne duhet te jemi te zotet qe te shfrytezojme potencialin e plote te tij.”

“Une e kam thene gjithmone qe Christian eshte nje djalosh pozitiv, stervitet gjithe javes dhe une e kam provuar ne nje rol ku nuk jemi te mbuluar.”

“Nje tranjer i mire nuk duhet ti lere asgje ti shpetoje. Une kisha provuar Barellen aty, por ai nuk eshte nje regjizor, por me shume nje ‘assaltatore’.”

“Do te kerkojme te perfshijme te gjithe ne kete projekt, por ne fund normal qe do te bej zgjedhjet e mia.”

“Shpresoj qe kjo ndeshje te sherbeje edhe per ate qe te besoje me shume ne aftesite e tij.”

Si eshte Sensi?

“Ka pasur nje problem te vogel ne pulpe gjate nxemjes, djaloshi na tha vete se nuk e ndjente se duhet te rrezikonte duke qene se vjen nga nje situate e vecante.”

“Une po kerkoj qe ta mbroj sa me shume dhe ti jap atij besimin e duhur.”

Sa i rendesishem eshte Lukaku?

“Eshte futur, ka bere shume mire. E ka pasur pak te veshtire te futej ne ndeshje, por ai eshte nje lojtar qe gjendet gjithmone gati edhe kur nuk eshte ne 100%.”

“Do te kete kohe te rekuperohet dhe te jete ne 100% te formes per ndeshjen e se dieles, jam i bindur.”

Cfare pret te henen?

“Duhet te presim te henen per te pare ne terma klasifikimi se cfare ndjesish do te kemi e ku do te ndodhemi.”

“Duhet te matim mire rritjen tone pas nje viti e gjysme pune.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.