Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte dhe “gjenerali Pintus”. Gazzetta tregon: “Ja cfare ndodh ne 60% te stervitjeve.”

Conte dhe “gjenerali Pintus”. Gazzetta tregon: “Ja cfare ndodh ne 60% te stervitjeve.”
Inter Club Staff

Pa armepushim. Kjo ishte moto e Luciano Spallettit por pa asnje hije dyshimi, eshte edhe e Antonio Contes dhe e “gjeneralit” Pintus. 

Tranjeri i ri i Interit eshte cekic i vertete kur vjen puna tek stervitjet.

Kete gje e tregon Tuttosport e cila shkruan: “Edhe ne javen e pare te pushimit per kombetaret, me 15 lojtare qe mungojne dhe vetem 10 lojtare te skuadres se pare ne Pinetina (plus tre portieret), tekniku puljez ka programuar dy dite me stervitje te dyfishta nga tre ne total pune.”

“Kjo sepse edhe ashtu si ndodhi ne Cagliari, Conte i ka dhene dy dite te lira lojtareve dhe stervitjet jane rikthyer vetem te merkuren pasdite.”

“Me pas te enjten dhe te premten lojtaret qe kane qene ne Milano jane stervitur me “gjeneralin” Pintus, pergatitesi atletik i rrembyer nga Atletico kete vere.”

“Nder keta ka qene edhe De Vrij, lojtar qe eshte shume afer rekuperimit tani pas problemit te pesuar perpara ndeshjes Inter-Lecce.”

“Po sa per tu krahasuar, Juventusi kete jave nuk ka bere asnje stervitje te dyfishte, Milani vetem nje qe kur kane rifilluar stervitjet.”

Por duke analizuar edhe stervitjet e programuara nga fillimi deri me sot, shihet nje detaj shume i rendesishem.

“Duke numeruar natyrisht vetem ditet e stervitjeve, Conte nga 8 korriku deri me e sot ne daten 8 shtator, pra ne 62 dite totale, ka pasur ne dispozicion 41 dite per stervitje.”

“Te kjo shifer duhen hequr ditet e ndeshjeve (8 ndermjet miqesoreve dhe kampionatit), ditet e pushimit (10, duke perfshire edhe 2 ditet e javes qe kaloi) dhe transfertat (3, te gjitha ne korrik: nga Italia ne Singapor me 16 korrik, nga Singapori ne Nanjinjg me 21 korrik dhe nga Macao ne Itali me 28 korrik).”

“Nga keto 41 stervitje, vetem 14 kane qene teke, 3 te dedikuara per testet miqesore ne Pinetina (Pro Sesto me 5 gusht, Virtus Ciserano Bergamo me 11 gusht dhe Gozzano me 18 gusht) ndersa plot 24 dite ka pasur stervitje te dyfishta paradite dhe pasdite.”

“Eshte plot 60% e shifres totale te stervitjeve. Si askush tjeter ne Itali e ndoshta ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.