Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte si ‘El Profesor’ tek La Casa de Papel: ja cfare i ka ‘dhuruar’ lojtareve keto dite

Conte si ‘El Profesor’ tek La Casa de Papel: ja cfare i ka ‘dhuruar’ lojtareve keto dite
Inter Club Staff

Pas rikthimit ne Itali, lojtaret e huaj te Interit qe ishin kthyer ne shtepite e tyre jashte Italise do i nenshtrohen 14 diteve karantine ashtu si parashikohet nga ligji. 

Por nese dikush i mendon keto dite si dite pushimi, eshte gabuar rende. Per kete ka menduar si gjithmone gjeneral Conte.

Gjate ketyre diteve ai ka punuar shume me stafin e Interit duke derguar nga nje ‘dhurate’ ne shtepine e secilit lojtar nga Interi: nje sistem te mirefillte te video monitorimit me audio i cili duhet te instalohet nga lojtaret ne dhomen e tyre te stervitjes.

Antonio Conte me kete levizje ka bere qe te ngjaje fiks si ‘El Profesor’ ne serialin shume te ndjekur La Casa de Papel duke tentuar keshtu qe te jete perpara te gjitheve me levizjet e tij te mire menduara

Pse? Shume e thjeshte ti pergjigjesh kesaj pyetje: me te vertete qe ska si stervitjet ne fushe, por fizikisht Conte i do lojtaret gati kur te rifilloje cdo gje.

“Te gjithe duhet te jene gati per rikthimin ne fushe dhe kur Appiano Gentile te hapet zyrtarisht per stervitjet e lojtareve.

“Ne pritje qe te rifillohet, gjeneral Conte i ka bere te gjitha gjerat gati nderkohe qe lojtaret ishin duke shijuar pushime te paparashikuara me familjaret e tyre per shkak te pandemise.”

“Sipas planit te Contes, dy ore duhet te jene me patjeter ne dite me aktivitet fizik: bodyweight dhe cyclette. Te monitoruara nga salla e kontrollit qe ka si drejtues pikerisht stafin e Contes.”

“Por pertej kesaj stervitje teper te rendesishme dhe jo pak sfiduese, secili lojtar do te kontrollohet edhe nga ana e ushqimit: te gjithe do te kene nje menu te qarte se cfare do te hane me vakte te vendosura nga nutricionisti Pincella.”

“Veshtiresia ne dite si keto eshte qe te mbahet lart motivimi i stervitjeve cdo dite. Ndonjehere divani, kokoshkat dhe televizori te shtyjne te shkosh drejt mekatit por kur je ne keto nivele as nuk duhet ti diskutosh ato dy ore stervitje.”

“Por mbi te gjitha, per kete eshte edhe Conte. Mendoni se po te sterviteshit nga ai do te kishit kohe per te mos u gjendur i motivuar?”

“Nderkohe qe te gjithe te tjeret bejne plane, Conte eshte gati tashme dhe ka filluar edhe monitorimin e te tijeve ne pritje qe gjithcka te rifilloje. Apo nuk eshte ai nje njeri qe nuk i merr gjerat seriozisht fare…”, e mbyll keshtu shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.