Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Crespo: “Pergjigja ime JO ndaj Juventusit mbas Calciopolit. Inter me mire…”

Crespo: “Pergjigja ime JO ndaj Juventusit mbas Calciopolit. Inter me mire…”
Ardis
  • On 20/10/2018, 15:43

Argjentinasi, ish lojtari i Interit dhe Milanit, ka folur gjithashtu edhe per derby-n.

“Ne vend te kujt do donit te ishit ne keto momente, midis Icardi-t dhe Higuain? E veshtire qe te zgjedh, luajne per dy shoqeri pothuajse te reja dhe ne dy skuadra te ndryshme”.

Keshtu eshte pergjigjur, Hernan Crespo, ish futbollisti i Inter-it dhe Milan-it, ne prag te derbyt, ne nje interviste per La Stampa.

Kush eshte me perpara?
“Inter-i. Mbas 6 vitesh ka rigjetur Champions League, dhe e ka nisur mire, Suning punon prej shume kohesh tek Inter-i ne krahasim me Elliot tek Milan-i. Milan-i vjen nga nje periudhe e trazuar, me Leonardo-n dhe Maldini-n kane filluar te rikrijojne nje identitet por duhej pak kohe qe te rikthehesh ne kohet e arta”.

Nese do te ishit trajneri i Argjentines, kujt do tja jepnit nr 9?
“Varet se si dua te luaj. Eksperienca e Kalinic na meson: ashtu si me Icardi-n, tek Milan-i nuk ka funksionuar, ashtu si Andre Silva. Perkundrazi, Higuain eshte ideal per skemat e Gattuso-s. E njejta gje vlen edhe per Mauro Icardi-n dhe Inter-in, sulmuesit e krahut jane menyra me e mire per ti sherbyer nje sulmuesi si Icardi”.

Ju i ngjanit me shume Pipita-s?
“Ne te vertete isha nje lojtar miks: perpara portes leviz si Icardi, por merrja pjese ne loje si Higuain”.

Juventusi eshte i paarritshem?
“Eshte nje tjeter dimension. Nuk shikoj mundesi sesi mund te humbase skudeton, vetem po te autoeleminohet”.

Keni qene ndonjehere afer transferimit tek Juventusi?
“Ne vitin 2000, kur Tanzi preferonte te me shiste tek Lazio, por bardhezinjve nuk i shkoi keq, duke pare se kishin marre Trezeguet. Dhe mbas Calciopolit me kerkonte Cobolli Gigli, por kam zgjedhur te qendroj tek Inter-i”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.