Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Vrij: “Ide te qarta se pse zgjodha Interin. Ja kur ja kam treguar Lazios qe do largohesha tek Interi…”

De Vrij: “Ide te qarta se pse zgjodha Interin. Ja kur ja kam treguar Lazios qe do largohesha tek Interi…”
Inter Club Staff

Sot ishte radha e konferences se prezantimit te Stefan De Vrij ne Suning Training Center ne Appiano Gentile. FcInterNews.it ishte prezente me te derguarin e saj gjithashtu ne kete konference.

Nderkohe keto kane qene fjalet e De Vrij perpara gazetareve:

Cfare impakti i jep ketij sezoni ardhja e Ronaldos tek Juventusi?

“Per futbollin italian eshte dicka e bukur, shume mire. Por une jam i perqendruar tek Interi, sapo kemi filluar pergatitjet. Jemi te karikuar. Duam qe te konfirmojme veten tone, kemi shume ambicje, duam te rritemi akoma me shume.”

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Dukej sikur mund te rinovoje me Lazion por pastaj erdhi Interi: pse zikalterit?

“Klubi me ka dhene menjehere besim, askush nuk me ka dashur kaq fort sa ata dhe une prandaj i zgjodha, sepse besoj ne projektin e Interit dhe ambicjet e shoqerise. Jam shume i lumtur qe kam bere zgjedhjen e duhur.”

Pse numri 6?

Hmm… 6. Thjesht sepse me pelqen.

Ndihesh me mire me mbrojtjen me tre lojtare apo kater?

“Nuk kam preferenca, kam luajtur ne te dy keto formacione dhe ndihem mire, varet nga tranjeri.”

Ka pasur disa polemika rreth transferimit tend, cfare mund te thoni?

“Me vjen keq per ndeshjen e fundit, te gjithe ata qe me njohin nuk kane dyshime mbi personin tim dhe seriozitetin tim. Jemi pershtendetur dhe me kane uruar fat (e ka per shoket e Lazios).”

Duke pare polemikat per transferimin tend, kur i keni komunikuar Lazios vendimin tuaj?

“Nuk e di me saktesi, por qe 2-3 jave perpara ndeshjes (ne fund te Prillit) Lazio ka marre vesh gjithcka.”

A ka ndonje aspekt qe nuk njohim nga ty? Karakterial mbase?

“Provoj qe te jem nje shembull ne ate qe bej. Ne punen time, jam gjithmone pozitiv, i qeshur dhe provoj te ndihmoj shoket me sa kam mundesi.

Ndonjeri te ka impresionuar ne menyre te vecante?

“Asnje ne vecanti, por po me pelqen ky grumbullim, po njoh shoket e rinj te skuadres, eshte e rendesishme te krijojme nje grup.”

Ne zgjedhjen tende ka ndikuar Spalletti? Cfare te ka thene?

“Jemi degjuar disa here, askush nuk me ka dashur ashtu si me ka dashur Interi dhe dua te falenderoj tranjerin dhe klubin qe ka besuar tek une dhe me ka dashur kaq shume.”

Objektivi yt sezonal?

“Klubi deshiron te rritet, jemi ambicioze dhe duam qe te bejme mire ne cdo kompeticion.”

Do ta luaje Lazio-Inter duke pare se cfare ndodhi?

“Tashme eshte e kaluara, nuk mund te kthehem prapa. Shkoi si shkoi. Nese shihem ne pasqyre shikoj qe kam bere gjithcka cfare munda deri ne fund.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.