Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

759 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia: “Te jap gjithcka qe kam, ky eshte premtimi im.”

Ranocchia: “Te jap gjithcka qe kam, ky eshte premtimi im.”
Xhorxh Gellci

Mbrojtesi italian ka folur ekskluzivisht per Sky Sport: “Po bejme stervitje te veshtira, por eshte e drejte keshtu. Po mundohemi te japim maksimumin per nje vit te madh. Per Mazzarrin dhe tifozet ju them qe…”

PINZOLO – Pas stervitjes te sotme, Andrea Ranocchia ka lene nje interviste ne mikrofonat e Andrea Paventi per Sky Sport 24, e publikuar ne inter.it dhe e sjelle ne shqip e plote nga inter.al

Para se gjithash Andrea, si je ne nivel fizik dhe si e ke nisur pregatitjen?

“Jam mire, jam i pregatitur me mendje, jam stervitur mire dhe kam rikuperuar nga problemet e ndryshme qe me kane kushtezuar sezonin e shkuar dhe tani po punojme shume mire, po lodhemi, por eshte e drejte ne kete periudhe.”

Ke ndjesine, nga keto 10 dite te para te pregatitjes, qe ka pasur nje shtyse ne nivel fizik e dhene nga Walter Mazzarri dhe taktikisht po provoni gjera te reja?

“Po, sigurisht, duket nga entuziazmi qe shihet tek tifozet. Stadiumi eshte gjithmone plot dhe kjo na ndihmon, po punojme shume dhe trainer po kerkon qe ne keto dite te fute ne mendjen tone konceptet e tij, linjat e tij te drejtimit, po mundohet te jape maksimumin dhe te na pregatite per nje vit te madh.”

Kush duhet te jete gjeja qe skuadra duhet te ndryshoje absolutisht kete vit per te mos perseritur fundin e shemtuar te sezonit te shkuar? Nese do te te duhej te thoje nje, ke do vije ne dukje?

“Gjashtedhjet demtimet (qesh) qe kemi patur vitin e shkuar na kane kushtezuar sepse kemi arritur ne nje pike ne te cilen ishim 12 djem nga skuadra e pare dhe pastaj te gjithe nga te rinjte. Pra ishte praktikisht e pamundur te benim mire ne ate pike. Sigurisht duhet te menaxhojme mire demtimet dhe mbi te gjitha te shpresojme mos jene te shumta.”

Me Stramaccionin kishe nje raport te shkelqyer, te ka ardhur keq per menyren si kane shkuar gjerat? Cfare te ka lene perbrenda sezoni i shkuar?

“Me ka ardhur keq sepse kur nje trainer largohet, eshte nje deshtim per te gjithe, qe nga personi i pare deri ne i fundit qe ben pjese ne nje skuader. Por ka shkuar keshtu, mbaj mend gjerat pozitive dhe mundohem te mos gaboj gjerat qe kane shkuar keq vitin e shkuar.”

Si te eshte dukur Walter Mazzarri? E njihje, te kishin folur?

“Nuk e njihja personalisht, por me kishte folur Christian Maggio ne Kombetare, me ka folur gjithmone shume mire, dhe po del nje nga gjerat me pozitive te kesaj pregatitjeje, prandaj shpresojme te vazhdojme te bejme mire si kemi nisur keto dite te para dhe te mesojme sa me pare te jete e mundur konceptet qe po mundohet te na transmetoje.”

Kishe punuar dhe djersitur ndonjehere kaq shume ne fillim te nje sezoni?

“Kam punuar shume me Antonio Conten ne kohet e Arezzos, ishte shume e ngjashme si lloj pune, por eshte  drejte, eshte e drejte te punojme shume, te lodhemi me shume tani dhe te lodhemi me pak gjate vitit.”

Gjeja me e rendesishme qe te ka thene Mazzarri, duke patur parasysh qe ka folur koke me koke me te gjithe?

“Preferoj ta mbaj per vete por le te themi qe ne bashkebisedime na ka beje te kuptojme konceptet taktike qe do. Gjerat e tjera i mbaj per vete.”

Ne nivel personal si po e perballon pregatitjen? Vitin e shkuar ke arritur ne nje situate te ngjashme, pastaj je ngritur ne hierarki dhe ke qene nga me te miret, pervec se titullar i palevizshem. Tani te gjitha zerat qe degjon te kushtezojne apo e ndjen qe do perfundoje si vitin e shkuar?

“Cdo vit per mua eshte keshtu, cdo vit filloj pregatitjen gjithmone me dyshimin nese do te qendroj apo do te largohem, por e kam thene gjithmone, profesionaliteti qe kam treguar qe kur kam filluar te lauj deri me sot ka ngelur i njejte. Kontrata ime skadon ne 2015 dhe asaj nuk mund ti shmangesh. Mendimi im eshte te qendroj ketu dhe te bej mire edhe pse te largohem qe ketu pasi kam fituar vetem nje Kupe Italie do te ishte nje humbje personale qe nuk e dua.”

Sa deshire ke te qendrosh tek Interi dhe te paguash dashurine qe tifozet po te tregojne ne keto dite?

“Po, kam deshire ti paguaj, dhe do te ishte nje deshtim nese do te largohesha. Mendimi im eshte te kthej gjithe dashurine qe po me tregojne me veprime ne fushe.”

Kjo skuader mund te kthehet te luftoje per scudetton?

“Personalisht shpresoj sepse nje skuader si Interi duhet te synoje gjithmone ate, prandaj punojme fort sic po bejme dhe duhet te pregatitemi per nje vit te veshtire sepse te gjitha skuadrat e medha jane forcuar. Do te jete nje kampionat i bukur.”

Ishak Belfodil dhe Mauro Icardi mund te behen sulmues per Interin?

“Jane dy lojtare me shume talent, jane te rinj, dhe duke pare keto stervitje te para, kane shume deshire te mesojne dhe te vihen ne dispozicion, keshtu qe kane ardhur me mentalitetin e duhur per kete skuader. Eshte ajo qe kemi nevoje dhe shpresoj se do mesojne nga Milito dhe Palacio, sulmues eksperte, qe kane futuar shume dhe mund tu japin nje dore qe te rriten.”

Cfare shpreson Andrea Ranocchia per kete sezon te ri, qe ne nivelin e Kombetares do ju coje ne Boteror dhe ne nivel klubi duhet te jete viti i rilindjes te Interit?

“Ajo qe kam mesuar eshte qe gjithsesi Kombetarja eshte rrjedhoja e asaj qe ben me klubin, prandaj tani mendoj te kem sukses me Interin, shpresoj te pregatitem mire per te bere nje kampionat te madh dhe shpresoj te shkoj ne Boteror.”

Premtimet qe mund tu besh tifozeve te Interit?

“Qe do jap gjithcka qe kam, sic kam bere gjithmone dhe do te bej gjithmone.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.