Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Ausilio-Paratici, drejtore sportive te zote. Por objektivat…”

Di Marzio: “Ausilio-Paratici, drejtore sportive te zote. Por objektivat…”
Ardis
  • On 12/09/2013, 15:20

Inter-Juventus ne kendveshtrimin e merkatos. Te dy klubet, sic thote Gianluca Di Marzio, ka qene shpeshhere ne njejtin objektiv, nga Paul Pogba deri te Mattia Destro, duke kaluar ne keto emra si Geoffrey Kondogbia dhe Alexis Sanchez. Kjo per arsye, sipas ekspertit te merkatos, “te dy drejtoret sportiv, Piero Ausilio dhe Fabio Paratici, jane shume te zote, te rinj dhe vigjilente, kjo prej faktit se shume prej objektivave te tyre kane qene te perbashket dhe do te vazhdojne te jene te perbashket. Emri i fundit, quhej Kondogbia: si Interi ashtu edhe Juventusi kane provuar qe te marrin lojtarin nga Sevilla, por ja ka marre Monako duke paguar te gjithe klauzolen prej 20 milione €, shume per te gjithe ne Itali. Ne fillim te qershorit, ne fakt, te dyja provojne qe te marrin Sanchez. Kontakte dhe takime me menaxherin e lojtarit, nje sfide e vertete, por ne fakt Barcelona nuk e ka konsideruar lojtarin te shitshem. Me pas, Radja Nainggolan dhe Juan Camilo Zuniga. Belgu i Cagliarit ka qene ne tratativa te gjata nga Interi qe e ka konsideruar cmimin e kerkuar (9 milion € per gjysmen e kartonit) shume te larte per te mbyllur tratativat. Dhe me pas eshte drejtuar tek Taider. Juventusi ne fakt nuk ka hequr dore deri ne oret e fundit te merkatos me menaxherin e tij Beltrami por pa arritur te binde presidentin e Cagliarit, Cellino.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.