Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW – Inter, shume e interesuar per talentin Shqiptar te Cremoneses. Djaloshi i talentuar kerkohet…

TMW – Inter, shume e interesuar per talentin Shqiptar te Cremoneses. Djaloshi i talentuar kerkohet…
Inter Club Staff

Sulmuesi 17-vjeçar i kombëtares u19 të Shqipërisë, Rey Manaj, ka rënë në sytë e drejtuesve të dy prej ekipeve më të mëdha në Europë, Interit dhe Manchester United, por dhe Palermo kërkon të bëjë konkurrencë. Kjo është ajo që raportohet ditën e sotme nga Italia, dhe nga specialisti i merkatos Alfredo Pedulla.

Manaj njihet prej kohësh në Itali. Lushnjari u huazua nga Cremonese tek akademia e Sampdorias një vit më parë, por çuditësisht klubi i drejtuar nga serbi Mihajloviç nuk shfrytëzoi gjysmën e të drejtës mbi lojtarin. Për këtë arsye 17-vjeçari u kthye tek Cremonese, skuadër e kategorisë së tretë italiane, ku pavarësisht moshës së vogël, ka luajtur 9 ndeshje. Klubi italian zotëron një kontratë 3-vjeçare me Manaj, por duket se kjo nuk do përmbushet, pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të tregon tuttomercatoweb.

Paraqitjet e fundit mesa duket kanë bindur sikaltërit, drejtori sportiv i së cilit, Ausilio, është gati ta sjellë në Milano, edhe pse sipas Pedullës, nga Anglia, Manchester United do kërkojë të bëjë konkurrencë. Edhe Palermo kërkon të përfitojë, ndërsa Cremonese do përdorë një tjetër taktikë për ta ndaluar lojtarin të mos largohet. “Griggiorossët” kanë emëruar trajner Marco Giampaolon, ish ndihmës i Marcello Lipit, të cilit i pëlqen të punojë me lojtaret e rinj e te talentuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.