Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio – Merkato, Interi nuk di te ndalet me: Politano shume afer! Malcom…

Di Marzio – Merkato, Interi nuk di te ndalet me: Politano shume afer! Malcom…
Bujar Berishaj

Matteo Politano eshte drejt transferimit te Inter.

Sulmuesi italian i Sassuolos duket se do te jete transferimi i radhes te zikalterit, te pakten keshtu raporton Sky Sport.

Kanali satelitor italian thote se tashme ka nje marreveshje baze me Sassuolon me te rinjte Merola dhe Zappa qe do te shkojne te klubi emilian. Zappa pastaj pritet te kthehet te Interi si huazim per shkak te listave europiane.

Politano eshte vleresuar nga te dy klubet me shifren rreth 25 milione euro dhe neser presidenti Squinzi i Sassuolos pritet te jap driten e gjelber per kete tratative qe do te konkretizohet si huazim me te drejte blerje.

Mirepo ardhja e Politano te Interi nuk perjashton aspak transferimin eventual te Malcom, kjo sepse Luciano Spalletti deshiron dy sulmues krahu.

Ne momentin qe te Interi do te transferoheshin dy lojtare krahu atehere Karamoh dhe Candreva do te ishin ne rrezik, me njerin prej tyre qe do te mund te largohej gjate kesaj merkatoje.

Ne oret e ardhshme eshte parapare nje takim me agjentet e lojtarit per te definuar gjithcka dhe per te mposhtur konkurrencen sepse pas lojtarit eshte edhe Napoli raporton Gianluca Di Marzio nga Sky Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.