Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

809 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Do te me kishte pelqyer te luaja tek Interi, por nuk besuan tek une. Frank De Boer ishte…”

“Do te me kishte pelqyer te luaja tek Interi, por nuk besuan tek une. Frank De Boer ishte…”
Inter Club Staff

Ai u kthye per here te pare si kundershtar ne San Siron ku debutoi ne futbollin e te medhenjve.

Tashme Senna Miangue luan per Cagliarin, dhe ne Meazza erdhi si kundershtar te marten qe kaloi.

Miangue eshte nje lojtar qe ka dale nga akademia e Interit, dhe ka folur per mikrofonat e ELF Voetbal per eksperiencen Italiane.

Ja fjalet e djaloshit te vogel belg: 

“Tek Interi jam gjendur shume mire. Me fanellen e Interit kam debutuar ne Serie A. Per kete gje i jam gjithmone mirenjohes Frank de Boer. Ai eshte nje tranjer i madh.”

“Interi eshte nje super skuader dhe nuk eshte e lehte per nje futbollist te ri te gjeje hapsira.”

“Do te me pelqente shume te luaja tek Interi, por ata nuk besuan tek une dhe tani jam tek Cagliari. Per mua nuk do te thote kjo gje nje hap prapa. Ketu po mesoj shume, per rritjen time eshte shume e rendesishme te luaj sa me shume.”

 

Ne Sardenje mbrojtesi belg ka gjetur Michele Santoni, qe ka qene me te edhe si zikalter: 

“Eshte bukur te punosh me te, e njeh shume futbollin.”

Miangue ka folur edhe per ndeshjen e se martes: 

“Ishte nje nate shume e keqe per ne. Te dhemb gjithmone te humbasesh 4-0.”

“Por duhet te shikojme perpara, kemi nevoje per pike per te qendruar ne Serie A.”

Ne te ardhmen e tij eshte edhe Kombetarja e madhe, por ai nuk e shikon si dicka te afert: 

“Boterori? Nje enderr, por mendoj se do te jete e tille per momentin…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.